Milloshoski: Modeli i Maqedonisë shembull për rajonin
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Antonio Miloshovski, thotë se modeli i Maqedonisë mund të jetë shembull i mirë edhe për komunitetet në Kosovë, Serbi e Bosnjë e Hercegovinë.
"Maqedonia është shembull për bashkëjetesën në të gjithë rajonin. Vlerësoj se ekzistojnë disa fakte të cilat e ndihmojnë këtë rrethanë. E para, që nga pavarësimi i Republikës së Maqedonisë e deri më sot, asnjëherë nuk ka ndodhur të ketë qeveri në Maqedoni, në të cilën nuk kanë qenë të inkuadruar në shumë poste të rëndësishme përfaqësuesit e entitetit shqiptar - në drejtësi, arsim, vetëqeverisje lokale apo edhe në ministrinë për mirëqenie publike.
Shqiptarët në Maqedoni janë pjesë e sistemit ekonomik, arsimor dhe shoqëror", deklaroi Miloshoski për agjensinë e lajmeve Deutche Welle. Sipas tij simbolet në Ballkan për fat të keq, gjithmonë do të luajnë rol më të madh se sa kanë në të vërtetë.
"Përsa i përket simboleve, në Ballkan për fat të keq, simbolet gjithmonë do të luajnë rol më të madh se c'kanë në të vërtetë. Por, për shqiptarët dhe maqedonasit në Republikën e Maqedonisë një simbol është shumë i rëndësishëm - ai i nënë Terezës", tha Miloshoski.
Lidhur me kontestin e emrit ai thotë se për fat të keq Greqia, po parashtron shumë kërkesa jo europiane dhe për të njëjtat, po bllokon integrimin e Maqedonisë në Evropë.