E Shtunë, 31 Tetor 2026

Josipovic në ditëne dytë të vizitësnë Serbi

ZAGREB- Presidenti kroat Ivo Josipovic po vazhdon vizitën e tij dy ditore në Serbi ku takohet me kryeministrin Mirko Cvetkoviç, ndërsa më pas, bashkë me homologun e tij Boris Tadiç do të takohet me familjet e refugjatëve në Beograd. Gjatë ditës së parë të vizitës së tij, ai u takua dje me homologun serb Boris Tadiç, i cili i kërkoi Zagrebit që të mbështesë dialogun për zgjidhjen e cështjes së Kosovës, por Kroacia, e cila ka njohur pavarësinë e Kosovës, kërkon të qendrojë larg ndërmjetësimit. Josipovic deklaroi se Beogradi dhe Prishtina me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare duhet të gjejnë zgjidhje të përshtatshme, por pa komentuar më tej.

Sipas mediave serbe, Tadiç gjatë takimit, tha se pret që shtetet e rajonit të marrin parasysh mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtesisë, e cila shpallet në 22 korrik. Ndërkohë ministrat e brendshëm kroat dhe serb takohen sot për të diskutuar mbi lehtësimin e kalimit kufitar të shtatasve të dy vendeve në kufirin Serbo-Kroat.

Josipoviç tha se liberalizimi i regjimit të vizave do të jetë një përfitim i madh për të dyja vendet. Dy presidentët ranë dje dakord se marrëdhëniet mes dy vendeve janë përmirësuar, por se lista e cështjeve ende të pazgjidhura mbetet ende e gjatë, ku ndër më të rëndësishmet mbetet kthimi i refugjatëve serb në Kroaci, personat e zhdukur dhe të drejtat e minoriteteve
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›