Vlorë, arrestohetpolici, akuzohetpër marrje rryshfeti
VLORE- Një punonjës i policisë së Vlorës u arrestua rreth orës 15.20 të ditës së sotme në mjediset e komisariatit të policisë, i dyshuar se ka marrë rryshfet nga një person i kërkuar, duke i ofruar atij lehtësi dhe favore në procedurat e ndjekes dhe hetimit.
Burime nga policia bëjnë të ditur se Kleanthi Laze, me detyrë agjent në sektorin e krimeve, u ndalua në përfundim të hetimeve në ngarkim të një shtetasi të shpallur në kërkim, të cilit dyshohet se ai i ka kërkuar vlera financiare në këmbim të favoreve dhe lehtësive për të mos u ndjekur nga drejtësia.
Personi i mësipërm është ndaluar ne muajin dhjetor të vitit të kaluar dhe gjatë kësaj periudhe hetimesh ndaj tij, ai ka përmendur emrin e Lazes, të cilit, sipas tij, i ka dhënë vlera të konsiderueshme monetare për t’i shpëtuar përballjes me drejtësinë.
Gjatë gjithë këtyre muajve, Laze ka qenë në ndjekje nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm dhe Prokuroria e Rrethit, ndërkohë që paraditen e sotme, gjykata e shkallës së parë të Vlorës, vendosi ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”.
(e.n/ata/BalkanWeb)