Sudani, më keq se Darfuri
Corline Timon heq nga shpina automatikun e saj dhe e dorëzon në duart e zyrtarit që drejton një zonë ushtarake në periferi të Jubas, kryeqytetit të Sudanit Jugor. Është 42 vjeçe, e gjatë, e drejtë, pavarësisht një të shkuare të mundimshme dhe fytyrës pa asnjë shprehi: është një grua luftëtare që po bën një hap mbrapa, drejt jetës civile. Automatiku i saj është vënë stivë së bashku me të tjerët, disa lecka dhe bar të thatë. Dikush ndez një fije shkrepëse dhe u vë flakën. Me këtë ceremoni, pikërisht më 11 qershor, ku u mbushën plot 25 vjet nga fillimi i luftës më të gjatë civile afrikane dhe katër vjet pas firmosjes së traktatit të paqes me veriun, filloi çarmatimi i Ushtrisë Popullore Çlirimtare të Sudanit (SPLA), krahu i armatosur i Lëvizjes Popullore për Lirimin e Sudanit (SPLM).
Dy ditë më pas u sulmuan dy anije, që u sillnin ndihmat ushqimore të Kombeve të Bashkuara 18 mijë personave të arratisur nga qyteti i Akobos, ku vazhdonin ende luftimet. Gjatë përleshjeve humbën jetën 40 civilë dhe ushtarë.
Edhe pse konflikti me Republikën Islamike të Sudanit zyrtarisht ka përfunduar, këtu duket sikur lufta ende vazhdon. Në maj të këtij viti, 66 persona, pjesa më e madhe e të cilëve gra dhe fëmijë, humbën jetën në një betejë mes fisesh në fshatin Torkej. Në vitin 2005, pas 20 vjetësh luftë civile të ashpër, në Najrobi u nënshkrua traktati i paqes globale mes qeverisë arabo-myslimane të Khartoumit, kryeqytetit dhe SPLM-së. Mbi Presidentin e Sudanit Jugor, Salva Kiir Mayardit, që është edhe zëvendëspresident i Omar al Bashir, rëndon një mandat arresti i Gjykatës Ndërkombëtare të Apelit për krimet e kryera në Darfur.
Zgjedhjet presidenciale do të zhvillohen në vitin 2010. Afrimi i datës së zgjedhjeve e ka rindezur tensionin mes veriut dhe jugut. Jugu frikësohet se mos Khartoumi është i vendosur të mos pranojë referendumin për pavarësinë e përcaktuar nga traktati i paqes dhe që është parashikuar për vitin 2011. Në jug të vendit gjendet 80 për qind e naftës sudaneze dhe pavarësia e vendit do t‘i shkatërronte marrëveshjet ekonomike të Khartoumit me investitorët e huaj. Kështu, shteti i ri do të lindte i dështuar. Në dhjetë shtete të Sudanit Jugor gjenden rreth 50 fise që flasin mbi 400 dialekte të ndryshme. Zona është më e madhe se Franca. Të gjithë banorët nën moshën 40-vjeçare nuk kanë votuar kurrë. Një përzierje vdekjeprurëse armësh, luftërash tribale, sëmundjesh dhe arratisjes rrezikon të shpërthejë nga një moment në tjetrin. Në vend gjenden pafund armë zjarri dhe bëhen shumë rrëmbime fëmijësh. Presidenti Kiir Mayardit është shprehur se rezervat e naftës janë përgjysmuar, për shkak të rënies së çmimeve në mbarë botën. Numri i refugjatëve rritet vazhdimisht. Dy milionë persona kanë ardhur nga zonat fqinje, nga Veriu i Sudanit, Kenia, Uganda, ku ishin larguar gjatë luftës. Vijnë në qytetet dhe fshatrat ku nuk ka mbetur më asgjë: as bukë, as ujë, as punë. Megjithatë Sudani Jugor, ndryshe nga Darfuri, nuk ua tërhoqi kurrë vëmendjen medias dhe fushatave të ndihmave humanitare.
Vendi është i mbushur me ish-luftëtarë, të kalitur nga lufta dhe vazhdon të marrë armë nga shtetet kufitare afrikane, ose sipas disa zërave, nga armiqtë e veriut, të cilët dëshirojnë të destabilizojnë vendin që t‘i japin fund referendumit të vitit 2011.
Lise Grande, koordinatore humanitare e Kombeve të Bashkuara për Sudanin, ka deklaruar se vendi po kalon nga një gjendje shkatërrimtare në një katastrofë të vërtetë. Në Darfur, vëmendja dhe solidariteti ndërkombëtar po bëjnë diferencën. Për Sudanin Jugor nuk ka fushata sensibilizuese, edhe pse për numrin e viktimave dhe përmasat e problemeve situata është më e rëndë këtu.
Të punosh në varreza
Juba, e ndezur nga temperaturat e larta, është pushtuar nga refugjatët, veteranët e luftës dhe agjencitë ndërkombëtare. Rrugët e asfaltuara janë vetëm dy, që përshkohen pothuajse vetëm nga fuoristradat e organizatave humanitare. Trafiku e ka spostuar kaosin në një qytet, ku deri dhjetë vite më parë kishte vetëm 10 makina. Për personelin e OKB-së dhe organizatave joqeveritare janë ndërtuar hotele të reja.
Punëtorët kinezë, kenianë dhe ugandezë gërmojnë tokën dhe po ndërtojnë puset e naftës që po shterojnë burimet e vendit. Taksistët kanë tarifa më të shtrenjta dhe ëndërrojnë t‘i dërgojnë fëmijët e tyre të studiojnë jashtë shtetit.
Edhe anëtarët e qeverisë jetojnë në Juba dhe kurdo që munden nisen për udhëtime të gjata me familjet e tyre në Khartoum, Kenia, Europë ose Shtetet e Bashkuara. "Çfarë duhet të bëjmë tjetër?" - e pyet një ministër që jeton në Perëndim një gazetare të "Observer", gjatë festës për ditëlindjen e Mbretëreshës Elisabeta që u organizuara në ambasadën britanike në Juba. "Shkollat nuk funksionojnë, prandaj nuk mund ta sjell familjen time këtu. Prindërit dhe vëllezërit e mi u vranë në luftë. Atje nuk kam më askënd. Tashmë fëmijët e mi janë të huaj në Sudan, nuk shkojnë kurrë dhe unë shkoj sa më pak të jetë e mundur. Për këtë vend familja ime ka vdekur". Ndërsa buzëqesh dhe kthen një gllënjkë birrë shton: "Është njësoj si të punosh për një varrezë".
Në festë flitet veçanërisht për investimet dhe ndërtimet, por për momentin asgjë nuk është në vijë. Në një prej shumë zonave të pabanuara të Jubas, tremijë familje refugjatësh kishin ngritur baraka të vjetra për të jetuar, por fatkeqësisht u prishën nga qeveria. "Krejt papritur ushtarët na thanë se toka u duhej për ndërtime", thotë një 35-vjeçare, e mbetur vetëm nga lufta. "Na nxorën nga barakat tona dhe na premtuan shtëpi dhe se do të na gjenin një vend tjetër për të jetuar. Kemi mbetur mes katër rrugëve. Ujë nuk ka. Kemi shumë frikë nga kolera". Ndërkohë, 35-vjeçarja ka ndërtuar një barake me gjethe palme dhe thasë të vjetër mielli, që nuk do t‘u rezistojnë as shirave të parë të vjeshtës.
Hajdutët e fëmijëve
Në Gumbo, jo shumë larg Jubas, të gjithë u tremben "lowko dano", hajdutëve të fëmijëve. "Një ditë po ktheheshim nga shkolla për në shtëpi, kur befas na dolën para disa burra të veshur me lecka. Na ftuan për të na qerasur me ndonjë pije, por ne u trembëm dhe ia mbathëm me të katra", tregon Susan Achan, 12 vjeçe. Muajin e kaluar dy nga miqtë e saj kishin qenë po aq me fat sa ajo. "Po mblidhnim manaferra, kur pamë disa burra të fisit Murle", tregon Sebit, i cili është 13 vjeç. "Filluam të bërtisnim dhe ia mbathëm, por tre fëmijë që po laheshin në lumë nuk na dëgjuan. Dy prej tyre nuk i pamë më, ndërsa njëri arriti të lirohej dhe u kthye pas disa ditësh në shtëpi". Fëmijët shfrytëzohen për të punuar, ose këmbehen me kafshë. Edhe vajzat shiten, ose ndërrohen me ndonjë lopë.
Odii Odwong, 77 vjeç, dikur ishte një fermer shumë i zoti, por lufta e detyroi ta braktiste tokën e tij. Më pas u bë shitës sapuni, derisa LRA e dëboi nga shtëpia e tij. Tani është një refugjat në Gumbo. Varri i gruas dhe i të birit gjenden pikërisht para portës së kasolles. "Këtu jemi si pushtuesit dhe unë i kam humbur tre nga katër fëmijët e mi. Tani shqetësimi ynë janë të gjithë fëmijët e rrëmbyer. Nuk jam optimist për Sudanin e ri. Fiset Dinka dhe Murle janë ato që ngjallin më shumë frikë. Do doja shumë të kisha një pistoletë".