E Diel, 1 Nëntor 2026

Jovanoviç: “Askush nuk mund të na riedukojë, aq më pak Daçiçi”

12-06-2012 / Gazeta 55

Në një intervistë për të përditshmen e Beogradit “Politika”, liberali Cedomir Jovanoviç, i cili ka paralajmëruar se serbët duhet të njohin realitetin faktik në Kosovë, thotë se nëse merr pjesë në një qeveri të re, s’do ta lërë vendin të merret zvarrë nga ithtarët e politikës së Milosheviçit

Politika: Boris Tadiçi njoftoi formimin e shpejtë të shumicës parlamentare, në të cilën me sa dihet do të hyjnë PD (Partia demokrate, e Boris Tadicit), PSS (Partia socialiste e Serbisë e Ivica Daçiçit) dhe PLD (Partia liberal demokrate e Jovanoviçit)...
Čedomir Jovanoviçi: Jemi të gatshëm të bisedojmë, por këto duhet të jenë bisedime mbi politikën e qeverisë, dhe jo vazhdim i fushatës zgjedhore. Parimi i parë duhet të jetë ai që kjo qeveri e re, nuk duhet të jetë qeveri e vazhdimsisë, sepse kjo do të thoshte se do të kishim po ato rezultate katastrofale si edhe qeveria e Cvetkoviçit (qeveria aktuale).
Politika. A është politika e presidencës së PLD-së precizim i qëndrimeve politike mbi Republikën Srpska dhe Kosovën?

Torturimi i opinionit publik duke nënvizuar disa “dilema“, vjen pikërisht nga ata të cilët janë më përgjegjës për situatën e sotme rreth Kosovës dhe Republikës Srpska...
Nuk jemi marrë me Dodikun, sepse jemi të bindur se qëndrimet e tij janë refleks i politikës së gabuar dhe mitomane e cila e ka epiqendrën në Beograd. Prandaj ne, si parti serioze, përsëritem qëndrimet tona, duke folur për thelbin dhe përmbajten e kësaj politike, dhe nuk u morëm në frazat që na u adresuan. Këta janë qëndrimet tona që nga viti 2008 dhe ata i kanë bërë ballë testit të kohës, në ndryshim nga qëndrimet e disa të tjerëve. Askush nuk mund të presë nga PLD-ja që të pranojë politikën e tanishme ndaj Kosovës, sepse kjo do të thoshte se neve pranojmë që të vazhdojë politika e cila, për katër vite, jo vetëm që nuk ia arriti ta zgjidhë këtë problem të rëndë dhe të trashëguar në marrëdhëniet me Prishtinën dhe shqiptarët e Kosovës, porse, pikërisht për shkak të dobësisë së saj,  erdhi puna deri në konflikt të hapur me serbët e Kosovës në Veri. Platforma jonë kërkon vazhdim urgjent të dialogut, thellimin e tij, realizimin e plotë të të gjitha marrëveshjeve të Brukselit. Politikë e cila, nuk do të punojë si deri tani ku, nën presionin e Brukselit flet dhe bën një gjë, ndërsa përshpërit një mesazh tjetër rrejshëm qetësues në Beograd  apo në barriakda në Jarinë. Kjo pothuajse e ka shkatërruar Serbinë dhe serbët në Kosovë.

Si i komentoni mesazhet që dëgjohen nga PSS-ja në lidhje me formimin e qeverisë?
Qeveria europiane mund të ndërtohet vetëm mbi vlera europiane, dhe jo duke ngrohur patriotizmin e gënjeshtërt dhe interpretimin e gabuar të ngjarjeve të viteve 90-të. Besoj  se gjithkush e ka të qartë se përse nuk i përgjigjemi tezës së kotë sipas së cilës PSS-ja pret prej nesh që ne të shohim punët tona europiane, ndërsa ata të merren me të ashtuquajturat punë të mëdha patriotike. Ideja europiane ka karakterin e saj i cili bazohet në vlera të qarta. Për këtë ne duhet më parë të bisedojmë, sepse neve nuk na bie ndër mend që ta kontrabandojmë Serbinë nëpër Europë si një udhëtar të verbër, gjë e cila ka qenë karakteristikë e së ashtuquajturës politikë europiane gjatë mandatit të qeverisë së kaluar. Ne duhet ta krijojmë Europën tonë në territorin e ish-Jugosllavisë, nëpërmjet raporteve normale me të gjithë vendet e rajonit, nëpërmjet një politike reale të me të cilën do të paraqitemi para Kosovës. Fakti që Daçiçi mund të jetë një polic me mikrofon, nuk do të thotë se unë mund të bëhemi politikanë europian me vlera antieuropiane. Fjalët se qeveria mund të hyjë në Europë dhe ndërkohë të kundërshtojë krimet dhe të relativizojë gjykimet e gjykatave ndërkombëtare është kthim në konceptin e Nikolicit (Tomisllav Nikoliç) dhe Koshtunicës. Nuk duhet të më bëjmë mua që të rigjykoj qëndrimet e mia, sepse ata janë të destinuar të dështojnë. Të gjitha refuzimet që janë dëgjuar në opinionin publik janë pikërisht refuzime ndaj Serbisë europiane, në momentin në të cilin neve kemi ardhur një hap afër faktit se me hyrjen e PLD-së në qeveri, ti japim asaj legjitimitet. Kjo është ajo Serbia e cila kurrë nuk ka patur dilema rreth vlerave europiane, Srebrenicës, të drejtave të njeriut, të „Prajdit“, të jetës dhe shoqërisë së lirë. Jemi të sigurtë në politikën tonë dhe për këtë nuk reagojmën ndaj këtyre provokacioneve, nga testimi i patriotizmit tonë e deri në qëndrimin e tyre sipas të cilit neve duhet të presim që të merren vesh ndërmjet tyre  PD-ja dhe PSS-ja e neve na u dashka të pranojmë çdo ujdi të tyre.

Çfarë është konkretizuar deri tani në bisedimet mbi qeverinë ndërmjet PD-së dhe PLD-së dhe nëse PLD-jas ka ndonjë status të veçantë apo kërkesë në lidhje me funksionet, sepse spekulohet se kërkoni portofolin e eurointegrimit, ose atë të mjedisit, apo bujqësisë…
Č-Ekziston dakordësia në parim e PLD-së më idenë e Tadiçit që ky i fundit të bëjë qeverinë e re, me gatishmërinë që të bëjë një politikë ndryshe, më kurajoze në ekonomi dhe në planin e rajonit dhe të politikës së jashtme. Pikërisht tani duhet të mësojmë se sa e thellë është kjo gatishmëri. Këto përgjigje duhet ti japë partia e cila ka shprehur dëshirën që të formojë qeverinë.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›