Dule dhe Islami, votë për Presidentin
12-06-2012 / Gazeta 55
Ndërkohë që, deputetët e Partisë Socialiste nuk morën pjesë në votimin për kandidatin e mazhorancës për president, Bujar Nishani nga ana tjetër aleati i socialistëve, Vangjel Dule iu drejtua kutisë së votimit.
Po ashtu, edhe deputeti i pavarur Kastriot Islami mori pjesë në votimin për Presidentin.
Socialistët, të gjithë në bllok, edhe pse qëndruan në seancë, nuk morën pjesë në votimin për Presidentin. Kjo, në vijim të qëndrimit mos-pajtues të liderit të opozitës për kandidaturat e propozuara nga mazhoranca, ndërsa nga ana tjetër opozita nuk shfaqi pëlqim as edhe për një nga figurat e saj politike.