Ne, ju dhe D'Artanjani
Ka një krahasim që, ndër shumë e shumë të tillë, Henri Kisinger bën diku në librin e tij “Diplomacia”, për “opinionistët dhe politikanët”. Të parët e "kanë luksin e kohës" të shkruajnë, meditojnë, të propozojnë edhe rrugëzgjidhje, për të cilat jo vetëm që nuk iu duhet të mbajnë risk, por në një rast të dytë, me koherencën e të njëjtit zell mund të ulen, meditojnë dhe të propozojnë rrugëzgjidhje krejt të ndryshme nga ato të parat. Kurse politikanët kanë detyrimin dhe riskun të vendosin aty për aty për rrugëzgjidhje, për të cilat duhet të paguajnë, "pa e pasur luksin e kohës të rivendosin për zgjidhje të tjera", sa kohë që vendimet e para e kanë bërë dëmin. Është koha që nuk i fal. Ky është standardi, kjo është dhe ajo diferenca jo e vogël mes dy llojeve. Por, në këtë kërleshje, ku qartazi politikanët nuk bëjnë dot pa opinionistët, produkti i këtyre të fundit mund të pretendojë gjithë-gjithë vetëm ndërmendjen e politikanit, assesi vendimin e tij. E ç'rëndësi ka tashmë ç'do do të sjellë ora 19:00 e së dielës apo ora 10:00 e së hënës. Në këtë proces, "dora e padukshme" që i lidh dhe peshon të dyja palët është opinioni publik, i cili mishëron më shumë se çdokush tjetër unitetin e munguar të popullit, pse jo edhe të kombit, apo edhe shumë më gjerë se kaq po të duam. Politikanët janë aty pikësëpari për këtë. Teksa njëri proces sjell tjetrin, sikurse dhe njëra garë sjell tjetrën, një shans tjetër u rihap, duke rikrijuar një tjetër momentum, ku politikanët janë në garë përplotësuese me opinionistët në kërkim të produktit që edhe ne po e presim dëshpërimisht. Por...
Beduinët hera-herës gënjehen dëshpërimisht nga mirazhet në shkretëtirë. Iluzion optik. Por edhe mbijetësues, diktuar nga boshësia absolute e hapësirës natyrore. Edhe ne gënjehemi hera-herës dëshpërimisht nga rrugëzgjedhjet në politikë. Iluzion logjik, por edhe mbijetësues, diktuar nga boshësia relative e tolerancës njerëzore.
E thënë tejekrejet, jo politika, por ata që politika u ka zënë duart, momentalisht e kanë delegjitimuar veten së paku dyfish. Një herë se nuk po nxjerrin dikë konsensual nga ç'kanë brenda, një herë të dytë sepse një të tillë nuk po e nxjerrin dot as edhe nga ç'kanë rrotull. Kronikë e një shakaje të paralajmëruar kjo loja pa top e tri raundeve të para, por falë përgjegjshmërisë qytetare prej politikani të zotit Zaganjori, rrjedha ndryshoi, duke risjellë shansin edhe për një shpresë, vagullsia e së cilës na ndërmend atë thënien se dy lloje qeniesh nuk ndryshojnë: gjeniu dhe budallai. Sigurisht, ne të zakonshmit nuk e kemi luksin të futemi as tek njëri, as tek tjetri lloj. Ata, të pazakonshmit, qofshin gjenialë! Por teksa me gjenialitetin e tyre nuk gjejnë një bashkëpëlqim, dakordësi a bashkëpranim reciprok të së "drejtës", por pse jo, sidomos e mbi të gjitha të së "padrejtës reciproke" në lojën politike të radhës, ata na gabojnë. Gabohemi edhe ne buona fide në këtë komunikim. Pak empati, ju lutem! Që lufta për pushtet modelon lëvizjet politike, kjo është një e vërtetë e kuptueshme, sikurse është një e vërtetë e pakuptueshme se moskomunikimi rezulton të jetë keqkomunikimi më i madh. Instinktivisht ne rreshtohemi, duke harruar se opsionin "haje këtë supë", nëse nuk ta thotë armiku i mençur, prite se ta thotë miku i pamençur. Mund të ndodhë që ky miku të të lërë edhe pa të, dhe ty nuk të mbetet vetëm se t'ia dish për nder armikut. Po, po, dhe me këtë "dakordësohemi" pa kushte, duke lënë peng pavarësinë, pavarësinë e cila rezulton një luks, paguar me çmimin e varfërisë. E varfërisë vlerore dhe përtej, deri në sfidën e mbijetesës, pasi moduli i sjelljes së tjetrit të bën të tjetërsohesh "from hero to zero". A nuk do të ndodhë kjo nesër edhe me liderët e sotëm, tre musketjerët në kërkim të D'Artanjanit?
Sa më sipër është një proces, një proces për të kuptuar një tjetër proces, atë që nuk paska as të filluar e as të sosur. Por, kredhur në këtë proces, stomaku më kujton se është edhe ai aty për një tjetër proces. Truri ka vënë dorën në zemër, duke më kujtuar një banalitet jetik: as bukë nuk paskam blerë! Edhe për këtë duhet një proces, një proces shkëmbimi mall-para. Janë do të tjerë që me procesin e tyre kanë prodhuar produktin e konsumueshëm prej meje. Por ata nuk më duhen! Nuk kanë lidhje me politikën, këtë oksigjen pa të cilin ne nuk po rrojmë, edhe kur na lë pa bukë. Ja të marrim letrat presidenciale! Si të ishin letra horoskopi, nën, mbi dhe në dorë, pas tyre ne shohim figura, figura që thua se aty për aty mund të kthehen në një "magjistar", tek i cili nuk do të shohim për pesë vjet sjelljen e radhës. Por, për këtë hajt se flasim! Në fund të pesë viteve, i pandryshueshëm do të mbetet vetëm besimi ynë, se "pa President nuk u jetokërka"! Ha ha, na intereson gara. Gara mes kandidatëve, por edhe ajo mes atyre që e duan një garë dhe atyre që nuk e duan një garë, konsensualisht me fitoren dhe humbjen respektive në xhep. Nuk ka si të jetë ndryshe. E dini? Nga qëmoti adoleshent na ndërmendet ai ligji i tretë i Njutonit, sipas të cilit, "forca që shpulla ushtron mbi faqen, është e barabartë me forcën që edhe faqja ushtron mbi shpullën". A vlen kjo edhe për palët në politikë? Cila është më tolerante, faqja apo shpulla? Apo edhe këto të dyja njëlloj janë? Eh, le të ridalim pak tek loja "Kush bëhet president". Është e njohur se, për sa kohë sistemi ka parashikuar edhe zgjedhjen unilaterale, një produkt do të dalë, pavarësisht se si. Përtej emrit apo dakordësisë për personin e Presidentit të ardhshëm, e dyshoj se ky moment do të shënojë ndonjë kthesë të kryekrejshme që gjërat të shkojnë jo si deri më tani. Në kushte të tjera, fundi i kësaj loje nuk kish as përse të diskutohej, por tjetër gjë kërkohet tani. Sigurisht, jo për hir të SaninoSOS...
Gjithaq, me sytë tek ai farë konsensusi prej shtetarësh, ajo që meriton më shumë vëmendje, por edhe përpjekje empatike, është toleranca jonë pa kushte, mirëkuptimi, gjithashtu pa kushte, për të kuptuar filozofinë e palëve. Pa dyshim që liderët tanë janë të kulturuar mjaftueshëm, jo vetëm për të pasur të qarta konceptet e shtetit, por edhe për t'i aplikuar ato. Gjithë puna është tek mënyra. Ajo çfarë këmbëngul të rrëfej qartë është se e tërë përralla e institucioneve dhe regjimeve të tyre, kryehershëm është bashkëshoqëruar nga dy konceptet alternative të shtetformimit, përpunuar përkatësisht në teorinë liberale dhe atë autoritare të shtetit. Shpërpjesëtimi respektiv i forcës së pushtetit, e bashkë me të, edhe i përgjegjësisë së tij, ndjeshmërisë së tij, brishtësisë së tij, ka bërë diferencën e madhe mes një rendi demokratik dhe të kundërt. Këtu jemi në konsensus. Po kaq konsensualisht, filozofë të së drejtës kanë elaboruar shumë e shumë teza e antiteza, por nëse ata vetë, rrallë-e-tek mund t'ia kenë dalë ndonjëherë për të qenë në krye të punëve këtu poshtë, kjo ka ndodhur për një arsye të thjeshtë: Jetojmë në një terren, ku kërkohen vendime, ku nuk zgjedhim as kundërshtarin, as kolegun, madje as edhe votuesin apo kundërvotuesin. Ky pluraliteti i gjithçkaje që përbën këtë botën tonë këtu poshtë, kërkon aq prakticitet, sa njerëzve nuk u mbetet, veçse minimalisht të mos vuajnë hallin e atij që nuk ua qan hallet. Ky konsensusi, apologjia e të cilit po komprometon intelektin e çdo vdekatari të vëmendshëm ndaj politikës së ditës, ka një filozofi tejet pragmatiste. Konsensus - që të mos kem gojë nesër; konsensus - që të mos më vësh shkopinj nën rrota nesër; konsensus për të marrë bashkëpërgjegjësi; konsensus për të ndarë edhe pushtet; konsensus i pafundmë për gjithçka të fundme. Por konsensus edhe për të mos pasur konsensus, sepse ky lloj sistemi dhe rendi nënkupton më së pari garën, votën, jo dëshirën. Liderët që mendojnë jo dy, por shtatë herë përpara se të flasin dhe vendosin, i respektojmë. I respektojmë, sepse kjo dëshmon maturi. Por koha që nuk fal kërkon vendim, vendim që prodhon ndikim: garë apo konsensus, konsensus apo garë? Apo as njëra, as tjetra? Pa dyshim, një vendim i tillë nuk mund të merret sikurse një sëpatë për të prerë një shtyllë të mbirë atypari mes xhadesë. Edhe kjo e ka pasur një proces, atë të mprehjes së tehut përpara procesit të druprerjes. Ish-basketbollisti i famshëm Drazhe Petroviç, ai që dikur e shihnim "ke jugosllavi", teksa ish transferuar në ligën amerikane NBA, me t'u futur në lojë, bëri një tentativë të suksesshme për të shënuar nga larg, shumë larg. Talenti dhe fati nuk e lanë në baltë, por trepikëshi i vyer nuk ia kurseu vërejtjet e trajnerit profesionist dhe largpamës: "Ulu në stol. Basketbolli nuk është vetëm të hedhësh topin në kosh, por të shkosh me gjithë ekipin tek koshi, prej nga pikët dalin si produkt i lojës dhe jo fatit apo talentit tënd". Ai u ul, mandej u stërvit me mesazhin e trajnerit ndërmend dhe dëshmoi gjeninë e tij, tashmë historike. Në lojë, jo në stol, ku edhe humbi, edhe fitoi, pa zhgënjyer as veten, as të tjerët.
Beduinët gënjehen nga mirazhet e shfaqura: "Pse, kshu do me hy n'Europë ti?" Gënjehemi edhe ne nga rrugëzgjidhjet e pashfaqura: "Pse, kështu don me ardhë n'pushtet ti?" Këto janë pyetjet e kundërpyetjet që vej-e-vijnë si përgjigje të ndryra në heshtje konkludente nga të pabarabartët tanë respektivë, të cilët po respektivisht nuk duan të jenë të barabartë as me njëri-tjetrin, e jo më me ne të tjerët këtu poshtë, përbri a kundruall. Edhe pse me konsensus, ne duam të shohim përtej Presidentit.
(GSH/BalkanWeb)