Jovanovic: Do te bisedoja me Thacin
Lideri i Partise Liberal-Demokratike te Serbise, Cedomir Jovanic, ka thene te shtunen se po qe se behet pjese e pushtetit pas zgjedhjeve serbe te 11 majit, ai do te bisedoje me zyrtaret e Prishtines, madje sic eshte shprehur ai, "edhe me Hashim Thacin". "Do te bisedoja me te gjithe perfaqesuesit e pushtetit ne Kosove, te zgjedhur ne menyre legjitime, mu sic bejne sot politikanet e te gjitha fuqive me te medha boterore", ka thene Jovanovic, i njohur si politikani i vetem serb qe eshte pajtuar me pavaresine e Kosoves. I pyetur nese do ta korrigjonte qendrimin e tij ndaj Kosoves, pasi qe presidenti serb, Boris Tadic, njekohesisht lider i Partise Demokratike, e ka kushtezuar partneritetin me Partine Liberal-Demokratike vetem nese Jovanovic e nderron qasjen ndaj pavaresise se Kosoves, lideri liberal ka thene: "Kjo do te ishte e papergjegjshme".