E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Mediat shtremberuar artikullin e New York Times-it

Zedhenesi i Partise Demokratike, Gerti Bogdani akuzoi diten e djeshme kater te perditeshme per nje pasqyrim te pasakte te nje artikulli te Nee York Times ne lidhje me ngjarjet e ndodhura ne Gerdec. Bogdani ne nje konference per shtyp te mbajtur ne lidhje me kete ceshtje theksoi se keto gazeta, te cilat i cilesoi se antiqeveritare ne menyre te koordinuar jane bashkuar per te goditur nepermjet spekulimit qeverine. Keshtu zedhenesi i PD-se, akuzoi dje gazetat Ballkan, Tema, Shekulli dhe Shqip per nje koordinim ne vendosjen e titujve ne lidhje me artikullin e NYT.

" Te katerta keto gazeta, hapin faqen e pare me te njejtin titull te shpikur: "Gerdeci, ilustrim i tmerrshem i korrupsionit te Qeverise", i cili nuk ekziston ne asnje rresht ne gazeten Nee York Times. Por, spekullimi, falsifikimi ndaj NYT dhe shpifja me tituj qe nuk ekzistojne eshte ceshtje e tyre, dhe jam ketu vetem per te pergezuar novitetin e ketyre gazetave", deklaroi Bogdani ne fjalen e tij perpara medieve. Sipas tij, per PD-ne nuk ka rendesi nje shpifje me shume apo me pak e tyra, por rendesi dhe vlere paraqet, mendoj, redaksia e perbashket qe kane krijuar keto gazeta, per te shkurtuar shpenzimet e tyre", theksoi zedhenesi i PD-se. Sipas tij, keto gazeta nuk kane shkurtuar vetem pozicionin e perkthyesit, me sa duket kane shkurtuar edhe ate te redaktorit dhe kryeredaktorit",tha Bogdani ne nje komunikim me mediat.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›