E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jovanoviç: Kosova është shtet i pavarur

“Në Kosovë s`mund të shkosh pa kërkuar lejen e Thaçit”. Kështu i është drejtuar Lideri i Partisë Liberal Demokratike, Çedomir Jovanoviç, Presidentit të Republikës Serbe të Bosnjes Milorad Dodik në një debat të ashpër i cili është mbajtur në Qendrën e agjencisë së lajmeve Tanjug.
 

Ndërsa kur kanë folur për Kosovën Jovanoviç e ka pyetur Dodikun se si ai do të shkojë në Kosovë. "Si mendon që të hysh në Kosovë? Duam ne ta pranojmë apo jo, Kosova është shtet i pavarur! Sepse, kur ju shkoni atje, çfarë do të bëni? Ju do të duhet ta merrni leje nga Thaçi nëse do t`ju lejoj të hyni apo jo”? është shprehur Jovanoviç.
 

Ndërsa Dodik ka thënë se është çështje e tij se si do të hyjë në Kosovë. Por ka theksuar se ai nuk ka asgjë kundër të takohet edhe me zyrtarët e institucioneve të Kosovës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›