Opozita: Asadi nuk kontrollon gjysmën e Sirisë

Komandanti i Ushtrisë së Lirë Siriane, e cila ka në radhët e saj më shumë se 25 mijë dezertorë dhe qytetarë, me sa duket ka filluar të përmbahet nga marrja e territoreve të reja nën kontroll nga se ka frikë se ushtria siriane do të shkaktojë më shumë viktima në radhët e civilëve.
Kjo me sa duket është edhe arsyeja se pse grupet opozitare janë tërhequr nga disa rrethina të Damaskut ditën e diel.
Por pavarësisht kësaj, komandanti ushtarak dhe lideri i opozitës pretendon se qeveria e Presidentit të sulmuar sirian, Bashar Al-Asad, nuk kontrollon më shumë se gjysmën e sipërfaqes së vendit.
Në këshillin e Sigurimit të OKB-së po diskutohet lidhur me një projektrezolutë, sipas të cilës i kërkohet Presidentit Asad të transferojë pushtetin, por Rusia ka kërcënuar se do të vendosë veton kundër një rezolute të tillë./Start/F. P/
2012-02-01 18:49