E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zyra e Bramertzit: Carla del Ponte ka asgjesuar dëshmitë

Dëshmi të rëndësishme në “Shtëpinë e verdhë” janë asgjësuar në kohën e Carla del Pontes, me lejen e prokurorisë së saj, pohojnë në zyrën e kryeprokurorit Serge Bramertz.

Në sqarimin e zyrës së Bramertzit thuhet se disa dosje janë zhdukur në vitin 2005, kur kryeprokurore ka qenë Carla Del Ponte dhe ky asgjesim është bërë me dijeninë e saj.

Del Ponte më herët ka deklaruar se dëshmitë për trafikimin organeve ishin zhdukur nga Kryeprokuroria e Hagës. Ajo kishte deklaruar po ashtu se NATO dhe UNMIK kishin penguar hetimet për “nxjerre të organeve të serbëve” në “Shtëpinë e verdhë”. Ajo në këtë pikë kishte akuzuar edhe Shqipërinë, njoftojnë mediat serbe.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›