Daçiç për marrëveshje të përbashkët me SHBA për Kosovën

"Është e domosdoshme të gjendet një marrëveshje e përbashkët për zgjidhjen e çështjes së Kosovës ndërmjet Serbisë dhe SHBA-së si aleat tradicional sepse raporti ndaj Serbisë është i i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin rajonal", ka deklaruar në Washington zëvendëskryeministri dhe ministri serb i Policisë Ivica Daçiç, transmeton “Blic” .
Daçiç i cili po qëndron në SHBA në kuadër të Lutjes së Mëngjesit ka shtuar se me disa kongresmenë amerikanë ka pasur mirëkuptim e pajtueshmëri se është e domosdoshme që të gjendet një marrëveshje e përbashkët ndërmjet SHBA e Serbisë, përkatësisht interesave serbe në Ballkan dhe se pikëpamjet e tyre janë të ngjashme me propozimet që ai ka bërë për zgjidhjen e krizës në Kosovë.