E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plumb për kandidaten për Presidente të Francës

Stephane Sitbon-Gomez tha për agjencinë franceze të lajmeve “AFP” se plumbi i është dërguar muajin e kaluar. “Ne kemi marrë shumë letra nacionaliste nga e djathta ekstreme”, shtoi ai.

Ai tha se zonja Joly është e pandalshme dhe është e sigurt se do të kandidojë në zgjedhjet e Prillit. Kandidatja e Partisë së Gjelbër Ambientaliste Evropiane është një ish-magjistrale me origjinë norvegjeze.

Tre sondazhe të publikuara këtë javë thonë se ajo do të renditet e gjashta në raundin e parë të zgjedhjeve që do të mbahen me 22 prill, me rreth 3% të votave.

Ndërkohë që po sipas sondazheve të fundit, kandidati socialist, Francois Hollande, kryeson me disa pikë ndaj Presidentit aktual të Francës, Nikolas Sarkozi./Start/F. P/

                                                                                             2012-02-01 17:37
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›