E Diel, 1 Nëntor 2026

Jovanoviç: Serbia buzë katastrofës për shkak të politikës vetëvrasëse ndaj Kosovës

Kreu i PLD-së serbe, Çedomir Jovanoviç, është shprehur se politika vetëvrasëse e ndjekur ndaj Kosovës dhe puna pa rezultat e integrimit evropian të vendit e kanë çuar Serbinë buzë katastrofës.

“Serbia është buzë katastrofës për shkak të politikës vetëvrasëse ndaj Kosovës dhe politikës shterpë të integrimeve evropiane. Vetëm për shkak të pafuqisë së autoriteteve dhe qyqarllëkut të shtetit, ne jemi sot peng i gënjeshtrave të cilat janë të qarta, megjithë fshehjen prapa sekreteve shtetërore.

Qëllimi i Partisë Liberale Demokratike ishte që në seancën e re përfundimisht para publikut të thuhet se çfarë ndodhi, sa janë përmasat e kriminalitetit në veri të Kosovës, sesi në mënyrë brutale vidhen edhe serbët edhe shteti nëpërmjet kontrabandës së organizuar”, tha për gazetën “Blic” Çedomir Jovanoviç, kryetar i PLD.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›