Makina përplaset me banesën,2 vdesin,2 plagosen
FUSHË KRUJË- Dy persona mbeten te vdekur dhe dy te tjere u plagosen ne nje aksident, qe ndodhi ne oret e para te mëngjesit në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot.
Sipas te dhenave te para mesohet se makina me te cilen udhetonin viktimat dhe te plagosurit u përplas me nje banesë në afërsi të Thumanës.
Si pasoje e goditjeve per shkak te perplasjes humben jeten ne vend shtetasit
Armendo Dervishi 25-vjec dhe Enver Veseli 32-vjec. Nderkohe dy pasagjeret e tjere moren plage te renda dhe u transportuan me urgjence per ne spital.
Policia qe nisi hetimet ka deklaruar paraprakisht se shkak i aksidentit mund te jete bere shpejtësia e madhe me te cilen po udhetohej, per shkak te se ciles drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe eshte perplasur.