Jovanoviç: Serbia duhet të respektojë shtetin e Kosovës

Lideri i Partisë Liberal – Demokrate të Serbisë, Çedomir Jovanoviç deklaroi mbrëmë se politika serbe ndaj Kosovës, plotësisht ka pësuar disfatë dhe se sipas tij, është i nevojshëm normalizimi i marrëdhënieve me shqiptarët e Kosovës.
“Duhet një kthesë momentale në politikën tonë ndaj Kosovës, dhe duhet bërë e qartë se prioritet i Serbisë duhet të jetë krijimi i kushteve normale për serbët në Kosovë. Në rast se vendosim këtë qëllim para vetes, atëherë parakushti për arritjen e këtij qëllimi është normalizimi i marrëdhënieve me shqiptarët në Kosovë”, deklaroi Jovanoviç .
Sipas tij, normalizimi i marrëdhënieve me shqiptarët e Kosovës mund të fillojë vetëm atëherë kur do të respektojnë interesat e tyre të konkretizuara në realizimin e shtetit të tyre, që është njohur siç tha ai, nga 100 shtete të OKB-së.