E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bullgarët plotësojnë vendet e lira në EULEX

Bullgaria në misionin EULEX në Kosovë do të angazhojë 28 nënpunës shtetërorë të cilët do ti plotësojnë vendet e lira. Në ceremoninë solemne, sekretari i përgjithshëm i MPB-së së Bullgarisë Kalin Georgiev, ka thënë se nënpunësit do të jenë policë e diplomatë që do të përforcojnë paqen dhe mirëkuptimin për zbatimin e ligjit, njoftojnë mediat e Beogradit .

Një pjesë e nëpunësve shtetërorë bullgarë do të përfshihen në hetimet e veprave të grupeve kriminale, të veprimtarisë kriminale ekonomike e ushtarake si dhe me aktivitete informative analitike dhe operacione të specializuara ne shtabin kryesor të Misionit EULEX në Prishtinë, ndërsa një pjesë tjetër, do të sistemohen në njësitë e policisë kufitare në tetë pika.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›