Jovanoviq: Kosova e pavarura, përkundër dëshirës së Serbisë

Por ai është shprehur i brengosur për shkak të politikës për të cilën është përcaktuar Serbia pas arritjes së marrëveshjes.
Sipas tij, të gjitha efektet pozitive të kësaj marrëveshje do të mohohen në rast se qeveritarët në Serbi, në vend të politikës së re, shoqërisë serbe i ofrojnë fraza të reja, raportojnë mediat serbe.
Jovanoviq ka kërkuar nga Kuvendi i Serbisë që ta shfuqizoj rezolutën për Kosovën me të cilën, ai konsideron, se hidhet poashtu mendimi i GJND-së për legjitimitetin e Deklaratës për shpalljen e pavarësisë së Kosovës, si dhe dokumentet tjera që janë në kundërshtim me marrëveshjet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të arritura në Bruksel.
Sipas tij, marrëveshja nuk ka ndryshuar raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai ka vënë theksin se Kosova është në tërësi e pavarur nga ajo çka dëshiron dhe vepron Serbia.