E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tërmet i fuqishëm në Siberi

Një tërmet me fuqi 6.8 shkallë të Rihterit tronditi mëngjesin e së dielës Siberinë.

Lajmi u konfirmua nga Instituti rus i Sizmologjisë. Tronditjet ndodhën fare pranë kufirit me Mongolinë dhe 58 kilometra në lindje të qytetit Kizil.

Tronditjet e tokës u verifikuan në një thellësi prej rreth 50 kilometrash. Ndonëse është një tërmet i një fuqie të konsiderueshme, nuk është raportuar asnjë dëm njerëzor.

Për herë të fundit, një tërmet i fuqishëm kishte goditur vendin në vitin 2008, kur Çeçenia u trondit nga lëkundje 5.8 shkallë të Rihterit, me ç’rast humbën jetën 13 persona dhe disa qindra të tjerë u lënduan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›