Jozefina Topalli e ftuar nderi në ceremoninë e diplomimit të studentëve të Kolegjit Europian.
Teatri mbreteror i Parmës, ishte përzgjedhur për ceremoninë e diplomimit te studenteve te Kolegjit Europian, një ndër më prestigjozet në fushën e përgatitjes së eurokratëve.
Në këtë ceremoni, që shënon ngjarjen më të rëndësishme për këtë kolegj, morën pjesë personalitete të larta të botës akademike dhe politike italiane dhe Europiane. Ndër te ftuarit e nderit, së bashku me Presidentin Italian Napolitano, Presdentin Delors, Komsionerin Europian, Mario Monti ishte edhe Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. Kjo ceremoni u përcoll me shumë interes nga media prestigjioze italiane.
Në fjalën e tij, Presidenti i Kolegjit Europian zoti Azal, ndër të tjera shprehu kenaqësinë e vençantë që studentë nga 20 vende të botës marrin sot diplomën në prani të personaliteve të shquara. Ndër 45 studentët e diplomuar për këtë vit, 4 ishin studentë shqiptarë, duke shënuar kështu numrin më të lartë të studentëve nga një vend.
Pjesë e kësaj ceremonie ishte edhe tryeza e rrumbullakët me temë të marrë nga libri Memorie te Presidentit Jacques Delors Kujtesa është e ardhmja gjatë së cilës morën fjalën Presidenti Naplitano, Presidenti Delors dhe zoti Mattera, Drejtor Shkencor i këtij kolegji.
Në fund të ceremonisë Kryetarja e Kuvendit u takua me studentët shqiptarë të sapo diplomuar, të cilët shprehën kënaqesinë e këtij takimi në një ditë kaq të veçantë për ta.
Jam e bindur, tha Kryetarja e Kuvendit se me njohuritë tuaja ju i shërbeni proceseve integruese të vendit tonë, ndaj dhe une jam angazhuar personalisht qe numri i studentëve shqipatarë në Kolegjin Europian të rritet.
Pas këtij takimi miqësor, Esat Mazreku, student nga Kosova tha se: Zonja Jozefina Topalli është Kryetarja Parlamenti më aktive ndër të gjithë parlamentet e rajonit. Unë nuk njoh ndonjë lider tjetër të një dhome përfaqësuesish (parlamenti) të një vendi tjetër që të ketë marrë inisiativa të tilla për të shkuar vend më vend, derë më derë për të lobuar për çështje të ndryshme, jo vetëm për çështjen e Kosovës, por edhe për të tjera siç është çështja e ratifikimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit apo e Protokollit të anëtarësimit në NATO. Kjo ka qenë një gjë që mua më ka lënë një përshtypje të veçantë tek zonja Topalli. Ndërsa studentja nga Shqipëria, Anisa Begaj duke vlerësuar politikat e qeverisë për studentët, u shpreh: Në Shqipëri ndihet shpirti i reformave. Ajo që vlerësoj më shumë nga reformat është stimulimi, nxitja për tërheqjen e të rinjve, të cilët janë diplomuar jashtë. Është vërtet një nga politikat që vlerësoj nga ato që ka ndërmarrë qeveria aktuale. Më tej, Kryetarja e Kuvendit takoi edhe zotin Alfonso Mattera, Drejtor Shkencor te kolegjit te Bryzhit i cili ka si mission pergatitjen e liderve te ardhshëm të Europës. Nën kujdesin e Kryetares Jozefina Topalli Kuvendi i Shqiperise mban marredhenie me këtë Universitet ku çdo vit trainohen punonjës të Parlamentit. Prof.Mattera theksoi se e vlerëson shumë këtë inisiativë të Kryetares së Kuvendit si një ndihmesë e çmuar që aftëson administratën në njohjen dhe përafrimin e ligjislacionit shqiptar me atë të BE-së.
Ndaj, u shpreh ai, unë e konsideroj shumë domethënëse pjesëmarrjen tuaj si e ftuar speciale në këtë ceremoni.
Prof.Mattera shprehu admirimin dhe vlerësimin e tij për studentët shqiptarë që ndjekin studimet për master në këtë kolegj. Prof. Mattera u angazhua për të shtuar numrin e bursave për studentë nga Shqipëria.