E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli e ftuar speciale e Kolegjit Europian të Parmës.

  Kryetarja e Kuvendit  të Shqipërisë, Jozefina Topalli gjendet në Itali për të marrë  pjesë si e ftuar speciale e Kolegjit Europian të Parmës, në ceremoninë e inagurimit të Vitit të ri akademik.  
Në  këtë ceremoni , e cila shënon një ngjarje të rëndësishme për Kolegjin europian të Parmës, marrin pjesë personalitete të larta të botës akademike dhe politike të Europës. Kolegji Europian i Parmës është  një ndër më prestigjiozët në Europë, në fushën e përgatitjes së eurokratëve. Në tryezën e rrumbullakët me temë Kujtesa është e ardhmja" që do të mbahet në kuadrin  e kësaj ceremonie, do të përshëndesë presidenti i Italisë  Giorgio Napolitano  dhe ish Presidenti i Komunitetit Europian në vitet 1985-1994, Jacques Delor. Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli pritet të zhvillojë një takim të veçantë me Presidentin e Italisë, zotin Napolitano, me personalitetin europian Delor si dhe me përfaqësues të lartë të qarqeve politike e akademike europiane.     
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›