E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jozefina në librin e historisë

Vargje nga Arben Duka

Po çti themi Jozefinës

Që ka marrë profil prej zonje,

Do zgjasë histori e saj,

Sa një dritë xixëllonje!

Polikanë kemi shumë,

Janë shtuar në lukuni,

Nga ata një e njëmijë,

Mund të hyjë në histori!

Jozefina, pa dyshim,

Nuk do ketë faqe të ndritshme,

Tani është në vendin tim,

Një rutinë e përditshme!

Tani thonë se e kanë vënë,

Mu në krah të Nënë Terezës,

Ky është turpi më i madh,

Që nga fillimi i gjenezës!

Ti që shkrove atë libër,

Je njëqelizor vërtet,

Për Atdheun Jozefina,

Çvlera ka në të vërtetë!

Unë e di që svlen asgjë,

Jam kurioz se çdo më thonit,

Ajo svlen as sa këpucët,

E Bules dhe Persefonit!

Mund të dal krejt rastësisht,

Në kuvend një kryetar,

Historia është e brishtë,

Nuk mbetet kollaj me barrë!

Shërbëtorët mund të shkruajnë,

Ca kohë fjala mund tu shkojë,

Po Topallet historia,

Rrugës do ti abortojë!

Kështu ndodh me historinë,

Me bollëk nuk i ka letrat,

Se do thonë brezat që vinë,

Ky njeri ku i ka veprat?

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›