“Ju erdhi fundi!”, studentët dhe gjimnazistët vijojnë protestën para Ministrisë së Arsimit

Studentët dhe gjimnazistët vijojnë protestën para Ministrisë së Arsimit në Tiranë, me thirrje të forta kundër qeverisë, mes tyre edhe slogani “Ju erdhi fundi!”.
Situata është tensionuar gjatë tubimit, ndërsa policia ka ndërhyrë duke përdorur gaz lotsjellës ndaj protestuesve.
Të rinjtë janë mbledhur në kuadër të protestave dhe bojkotit të mësimit që kanë përfshirë shkollat dhe universitetet e kryeqytetit, duke vijuar kundërshtimin e tyre përmes tubimeve para institucioneve shtetërore.a.b