E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ju rrëfej Shqiptarët

Erjus Mezini

Para 61 vitesh patrioti Faik Konica do shkruante artikullin e famshëm Iu rrëfej Grekët.  Faktikisht, viti 1940 ishte vit shumë i përshtatshëm që një shqiptar çam ti dedikonte një artikull Athinës dhe grekëve. Por meqënëse unë kam lindur pothuajse njëqind e dhjetë vjet mbas Konicës (në Shqipëri dhe jo në Perandorinë multietnike Osmane) unë do mundohem tiu rrëfej shqiptarët ashtu siç i kam njohur vetë apo siç i kam njohur midis Historisë së Shqipërisë, që me detyrim e mësova në shkollën fillore dhe në gjimnaz.

Megjithëse emigrant prej vitesh në Amerikë, Greqi, dhe Itali, ofendimet më serioze nuk i kam pësuar nga të huajt por nga shqiptarët që sillen si të huaj me bashkëqytetarët e tyre. Para disa javësh një ofendim erdhi edhe nga vetë kryetarja e parlamentit e cila për shkak të inateve personale me presidentin Topi hedh një thumb sipas të cilit Tiransit nuk dinë të flasin Shqip dhe janë të gjithë haxhiqamila. Megjithëse znj.Topalli nuk më njeh mua dhe gjithë Tiransit e tjerë personalisht, ne për të jemi njerëz që nuk kuptojmë Shqip (ndërsa për eprorin e saj dikush mund të jetë bllokqen). Por, sigurisht, znj.Topalli nuk sillet si personifikim i përuljes dhe shporrjes që i shkaktohet shqiptarëve çdo ditë nga shqiptarë të tjerë. Ajo thjesht sillet si një shembull i rëndomtë sesi gjuha e përçmimit dhe e shporrjes po zëvendëson dita ditës gjuhën e komunikimit dhe mirëkuptimit.

Disa muaj para deklaratave të Topallit, dikush tjetër shkruante në shtypin ditor se myslimanët nuk janë shqiptar por janë minoritet arab që duhet dëbuar andej nga erdhi. Një oponent i zotit K.M. e kritikon ashpër për këtë qëndrim racist ndërkohë që ky vetë përdor epitetin vllah sa herë referohet tek ortodoksët shqiptar duke supozuar kështu që edhe ortodoksët na qënkan minoritet në Shqipëri, dhe si të tillë sigurisht që duhet të shporren.

Por gjuha e shporrjes nuk mbaron tek oportunistët politikan dhe njerëzit mediatik. Ajo tashmë ka zaptuar intelektin shqiptar. Dikush hedh thumba për komunistët, dikush tjetër për legalistët, disa të tjerë për socialistët, dhe kështu me radhë. Debati riprodhohet por me receta doktrinare te stilit ose ne, ose ju. Shporrja është kthyer në virus që infekton partitë politike, mediat, universitetet, administratën, dhe një komb të tërë. Do thoshte dikush se shqiptarët kanë gjithmonë një ëndërr: ata gjithmonë duan të shporrin dikë tjetër. Sipas statistikave të organizatave shqiptare dhe të huaja rreth njëzet e pesë përqind e shqiptarëve janë shporrur në njërën apo tjetrën mënyrë nga Shqipëria këto njëzet vitet e fundit. Tek këta të shporrur bëjnë pjesë, sipas të njëjtave burime, pesëdhjetë përqind e intelektualëve shqiptar dhe mbi gjashtëdhjetë përqind e docentëve. Se çfarë mangësish intelektuale përbëjnë këto statistika nuk ka nevojë të shtjellohet këtu. Problematik, megjithatë, mbetet fakti se edhe ata intelektualë që preferojnë ende Shqipërinë nuk duket se i kanë kuptuar efektet e shporrjes dhe e gjuhës shporrëse. Përkundrazi, disa prej tyre janë kthyer ne agjentë të shporrjes duke shpalosur urrejtjen e tyre në libra të vëllimshëm.

Tek e përditshmja Panorama, një profesor ironizon komunistët. Midis konkluzionesh të tjera zotëria propozon se komunistët janë të rrezikshëm për demokracinë (nuk e sqaroi se për cilën demokraci e kishte fjalën), diktatura dhe marksizmi sipas tij ishin e njëjta gjë, dhe në fund zoti E.H. shtron pyetjen e çuditshme se nëse komunistët shqiptar janë të gatshëm të shporren në Korenë e Veriut. Një koleg me të sipërpërmendurin, në një revistë akademike tregonte sesi ëndrra e tij ishte që politikanët shqiptar të shporreshin sikur për një ditë dhe në vendin e tyre të vendoseshin specialistët. Përderisa këta zotërinj janë vetëshpallur specialistë në një fushë që nuk ka nevojë për specialistë por për qytetarë që dinë të debatojnë, politikanët (por edhe qytetarët) iu duken të tepërt tashmë . Ajo që harroi të na sqaroj ky i fundit ishte se politikanët, të mirë apo të ligë, e kanë siguruar pushtetin midis Kushtetutës dhe votës. Por pushteti i specialistëve, sado i kufizuar, është një pushtet abstrakt që nuk dallon shumë nga pushteti i klerikëve në Evropën mesjetare. Si klerikët ashtu edhe specialistët e gjejnë pushtetin tek i njëjti burim, tek dija e tyre mbi fenomene në të cilat populli konsiderohet injorant. Pra demokracia e specialistëve është pushtet shporrës me përmasa akoma më negative sesa pushteti i klerit (se klerikët fundja fundit i pranojnë njerëzit si të barabartë përpara Zotit, kurse specialistët e institucioneve elitiste as që bëjnë supozime të tilla).

Meqënëse po më jepet rasti këtu, do doja gjithashtu tiu sqaroj këtyre profesorëve se marksizmi dhe diktatura komuniste nuk janë e njëjta gjë. Diktatura e proletariatit është rafinimi i atyre ideve që ekzistonin tek komunistët francezë dhe tek Engëlsi nga Karl Marksi (diktatura e partive komuniste në emër të proletariatit u konceptua nga Lenini) ndërsa Marksizmi është ideologjia që koncepton materializmin si faktor parësor në lidhjet sociale dhe në progresin e historisë së njerëzimit. Pra komunizmi (marksist-leninist, apo tjetërsoj) është një formë qeverisjeje ndëra marksizmi është një instrument analizues që përdoret gjerësisht në politikë, filozofi, antropologji, histori, art, sociologji, ekonomi, marrëdhënjet ndërkombëtare, etj. Pra me pak fjalë, pse dikush vetëshpallet marksist nuk i ka siguruar vetes biletën e shporrjes nga Shqipëria, sepse të qenurit marksist nuk supozon konflikt me mënyrën demokratike të debatit. Dikush, për shembull, mund të vetëdeklarohet liberal dhe në të njëjtën kohë të sillet si diktator në partinë e tij, në katedrën apo pozicionin që mban, etj. Një fjalë goje nuk e ndryshon natyrën e një personi vetvetiu. Pikërisht, shqiptarët kanë nevojë për edukim në format e debatit dhe jo në epitetet që secili i kushton vetes.

Vetëm njëzet vitet e fundit Shqipërisë iu shkaktua aq humbje e madhe në kapital njerëzor saqë nuk besoj ti jetë shkaktuar përgjatë dy luftrave botërore. Nëse historianët shqiptar bënin bilancin e viktimave të shporrjes në historinë e vendit tonë, jam i sigurtë se shifra që do nxirrnin do e kalonte numrin e viktimave në Hiroshimë. Por nëse Japonezët i dedikojnë viktimave të tyre një monument dhe një ditë zije kombëtare, ne Shqiptarët nuk e kemi gjetur kurajën ta bëjmë një gjë të tillë. Viktimat e shporrjes zhduken pa zhurmë. Ata nuk zhduken brenda ditës, ata zhduken në një interval të gjatë kohe dhe gjithmonë në heshtje.  Një punonjës civil që pezullohet, një familje që emigron në Amerikë dhe që askush nuk pyeti se çu bë më me ta, një profesor që jeton me lëmosha në Angli, një azilant në Gjermani, dikush që u vra në Itali, një komshi që largohet në drejtim të paditur, dhe kështu me radhë. Shporrja troket portën e shqiptarëve çdo ditë dhe ata thonë mirë se na vjen, por mos më merr mua… merr dikë tjetër, nuk duhet të shporrem unë, por ai ish-komunisti… ai i ish-persekutuari, etj. Me të tillë qytetarë dhe intelektualë është mëse normale që ne shqiptarët nuk jemi të gatshëm të ngrijmë monumentin e shporrjes në çdo qytet dhe fshat shqiptar. Si mund të ngrijmë një monument për njerëz që me njërën apo me tjetrën mënyrë i kemi shporrur vetë?

Mundësia e pajtimit dhe harmonizimit është një element pothuajse i huaj në mentalitetin shqiptar. Megjithëse vendi është hapur shumë ndaj ideve të huaja vitet e fundit, pajtimi nuk bën pjesë në to. Urrejtja dhe shporrja eksportohen dhe importohen sëbashku me Shqiptarët. Gradat akademike dhe çmimet ndërkombëtare nuk i pengojnë politikanët dhe inteleketualët shqiptar nga riprodhimi i shporrjes, duke lënë një shembull të keq tek populli i thjeshtë dhe duke e mbajtur plagën e tranzicionit gjithmonë të hapur.

Paçka asaj që thuhet, rënia e bllokut komunist në Evropën Lindore nuk pati të njëjtat efekte për çdo shtet. Shtete si Çekia, Polonia, dhe Hungaria mundën ta kalojnë tranzicionin më shpejtë dhe më lehtë. Ato mundën të bëhen pjesë e BE, ndërsa Sllovakia arriti të bëhet anëtare edhe e Zonës së Euros. Komunizmi në kë

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›