E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pusho pak o derëzi, je alien, a je njeri?

Vargje nga Arben Duka

Sali Berisha me nure,

sgëzohem që u sëmure,

se si ty unë kam dhjetë vjet,

e di çdo të thotë siklet!

Ti nuk pyet për njimend,

ju ktheve punës urgjent

Po ti rri nja dhjetë ditë shtrirë,

pa ty punët venë më mirë!

Ti e di o Sali grëri,

dhe Zoti kur botën bëri,

punoi gjashtë ditë pa ndalim,

të shtatën e bëri pushim!

Se dhe Zoti, që është Zot,

pa pushim nuk punon dot,

Pusho pak o derëzi,

je alien a je njeri ?!

O Sali o xhind i rrallë,

poeti të do të gjallë,

të paktën dhe tridhjetë vjet,

aq sa do të rroj dhe vetë!

O Sali mali me borë,

pa ty nuk bëj dot humorë,

ta kam thënë djalli e mori,

ti je Kombinat Humori!

Numëroi ato hapa,

dhe bjeri shëndetit prapa,

halli im nuk është gjë,

por sdo ketë më as PD!

Ruaje atë shëndet,

se po dukesh për ibret

se po humbe, se po ike,

dhe Arben Dukën e fike!

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›