"Ju rrëfej korrupsionin në Kazakistan"
Rakhat Aliyev nuk pranon të
rrëfejë historinë e tij pa mbaruar
shnicelin që ka në pjatë. I
vetëshpalluri "Armiku numër 1
i Kazakistanit", nxjerr disa dosje nga një
çantë lëkure. Janë dokumentet që ai i
mori me vete kur vendosi të linte vendin
dhe të jetonte gjysmë i fshehur në Vjenë.
Në derën e suitës "Maria Theresa", të
hotelit me 5 yje "Sacher" të prenotuar
nga Aliyev, qëndrojnë tre truproja. Dosja
e parë që ai nxjerrë nga çanta, duket nga
pamja e jashtme si një dosje e KGB-së
dhe në fakt në të ka materiale për
Kryeministrin aktual të vendit, Karim
Massimov. Një fotografi brenda dosjes
ka fiksuar një burrë të ri me pamje
serioze. Është Karimov i ri. Në vitin 1982,
ai u dërgoi shërbimeve sekrete sovjetike
një letër përmes së cilës u kërkonte që
të bëhej pjesë e tyre. Duket se KGB e
pranoi menjëherë në gjirin e saj dhe që
prej asaj kohe, ai punoi si informator për
rusët në dëm të njerëzve dhe vendit të
tij, nën emrin e koduar "Nurbanu".
Sigurisht që populli kazakistanas nuk
është në dijeni të së shkuarës aspak të
lavdishme të njeriut që ka në krye. Në
një dosje tjetër ka disa fl etë votimi të
bardha nga zgjedhjet presidenciale të
vitit 1999, por që nuk kanë numër serial.
Sipas Aliyev, fletë të tilla votimi u
shpërndanë në të gjithë vendin, sigurisht
për të sjellë në pushtet njeriun me emrin
Nursultan Nazarbayev, kryetarin e
Këshillit të Ministrave të Republikës
Sovjetike të Kazakistanit që nga viti 1984
deri në vitin 1991. Në vitin 1999, ai fi toi
zgjedhjet presidenciale me 81 për qind
të votave. Në çantën e ish-dhëndrit ka
shumë dokumente. Ato përmbajnë
kopje të çeqeve të lëshuara nga bankat
e Lihtenshtejnit me shifra prej miliona
dollarësh, shirita me biseda të
regjistruara, telegrame nga CIA dhe lista
të spiunëve të ndryshëm që punojnë në
ambasadat e Kazakistanit në Evropë.
46-vjeçari Aliyev e di fort mirë se përse
po fl et. Ai vetë ka punuar për disa kohë
si zëvendësshef i shërbimeve sekrete të
Kazakistanit, zëvendësministër i
Jashtëm dhe biznesmen privat deri në
vitin 2007, kur shpalli ambicien që të
kandidonte kundër Nazarbayevit.
Presidenti që ndodhej në proces e sipër
për ta ndryshuar Kushtetutën e për t‘i
dhënë vetes të drejtën e qëndrimit të
përjetshëm në pushtet, u befasua shumë
nga ky akt rebelimi brenda familjes. Në
atë kohë, Aliyev ishte ende i martuar me
vajzën e Presidentit, Dariga. Menjëherë
pas deklaratave të tij për President erdhi
edhe divorci. Aliyev u shkarkua nga posti
që kishte si ambasador në Austri dhe u
dënua në mungesë me 20 vjet burg me
akuzat për grabitje, tradhti dhe tentativë
për të përmbysur qeverinë. Sigurisht që
Aliyev i ka mohuar të gjitha akuzat.
Autoritetet austriake refuzuan që ta
ekstradonin në Kazakistan duke e
argumentuar këtë veprim me faktin se
në vendin e tij atij nuk do t‘i rezervohej
një gjykim i paanshëm. Që nga viti 2007,
ish-dhëndri ka jetuar i fshehur. Netët i
kalon nëpër vende të ndryshme dhe
pranë i qëndrojnë gjithmonë disa
truproja muskuloze. Ndërkohë, ai nuk ka
ndenjur kot, por ka punuar. Së fundi, një
shtëpi botuese berlineze e themeluar në
fi llim të viteve ‘90 dhe e përqendruar në
problemet e Evropës Lindore, ka
publikuar librin e shumëpritur në
Aliyevit në të cilin ai rrëfen përmes
dokumenteve të gjitha makinacionet e
sundimtarit autokrat të vendit të tij. Libri
është cilësuar si një sekret shtetëror deri
pak kohë më parë dhe ka shkaktuar
shumë shqetësim në kryeqytetin e
Kazakistanit, Astana. Ai është botuar në
gjermanisht dhe në rusisht, ndërkohë që
ende nuk ka një version në anglist. Në
540 faqet e tij, Aliyev e përshkruan
sistemin e "kumbarë-vjehrrit" si një
sistem që zhvat sistematikisht njërin prej
vendeve më të pasura në botë në rezerva
natyrore, një sistem që shfrytëzohet për
përfi time personale miliardash dhe që
mbrohet nga politikanë perëndimorë
dhe agjentë të ndryshëm nga dënimi dhe
demaskimi ndërkombëtar që duhet t‘i
ishte bërë prej kohësh. Libri, si rrëfi mi i
një dëshmitari të drejtpërdrejtë i jetës
prej oligarkësh të kastës qeverisëse, do
të përbënte diçka shumë të rrallë, nëse
ato që ish-dhëndri thotë do të dalin të
vërteta. Ndërkohë, vetë Aliyev ishte pjesë
e një sistemi prej të cilit vazhdon të
përfi tojë edhe sot. Ai thotë se do të ishte
shumë e vështirë për të që të shpenzonte
të gjitha paratë që ka, sepse ato janë
jashtëzakonisht shumë. Kazakistani me
pasuritë e jashtëzakonshme natyrore, ka
shumë për t‘i ofruar klasës qeverisëse.
Stepat e tij shtrihen nga Deti Kaspik në
kufirin kinez. Vendi ka përmasat e
Evropës Perëndimore, por ka ndërkohë
një popullsi prej vetëm 15 milionë
banorësh. Nëntoka përmban sasi të
jashtëzakonshme nafte, ari, gazi natyror
dhe uraniumi. Rasti i Aliyevit, ndërkohë
ka krijuar konflikt interesi edhe për
qeverinë austriake. OMV, një kompani
gazi dhe nafte austriake, blen naftë nga
Kazakistani dhe është një nga vendet që
do të ndërtojë gazsjellësin "Nabuco". Për
këtë, marrëdhëniet e mira me Presidentin
e vendit janë thelbësore. Në rastin e
Aliyevit, Vjena është shndërruar në një
fushë beteje dytësore në luftën për
pushtet politik dhe asetet disa
miliardëshe të vendit aziatik. Vetë Aliyev
u këshillua që të mos organizonte
konferencë shtypi për promovimin e
librit të tij që vë në dyshim shumë të
madh reputacionin e një vendi të tërë.
Vetëm pak kilometra nga hoteli ku
ndodhet Aliyev janë vendosur zyrat e
Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim
Evropian dhe zyrtarët e Kazakistanit po
përgatiten që të marrin presidencën e saj
për 12 muajt e ardhshëm. Për regjimin e
Nazarbayevit kjo është një përpjekje e
dëshpëruar për t‘i dhënë një emër të
mirë regjimit të tij, veçanërisht pas
dënimit të ashpër që Departamenti
Amerikan i Shtetit u bëri mënyrave aspak
demokratike të arsyetimeve dhe
burgosjes së njerëzve në Kazakistan.
Përfaqësuesi i përhershëm i Kazakistanit
në OSBE, ambasadori Ka i r a t
Abdrakhmanov do të arrijë majën e
karrierës së tij me kryesimin e organizatës
evropiane në vitin 2010. Për sa i përket
Aliyevit, ai nxjerr nga çanta e tij një tjetër
dosje brenda të cilës ndodhet një bllok
shënimesh me kapak të zi i epokës
sovjetike. Sipas tij, në të ndodhen të
dhënat mbi agjentin e rusëve,
Abdrakhmanov, emri i koduar i të cilit
ishte "Danko". Në të përfshihet edhe një
deklaratë e datës 30 tetor 1986. Në këtë
deklaratë, aplikanti shpreh gatishmërinë
e tij për të luftuar armiqtë e kombit
sovjetik. Gjithmonë sipas informacioneve
të Aliyevit, Kryeministri i Kazakistanit,
ministri i Jashtëm dhe ambasadori i
vendit të OSBE janë të gjithë veteranë të
shërbimeve sekrete të huaja. Kjo çon në
pyetjen kyçe nëse duhet lënë organizata
në fjalë që merret me sigurinë e Evropës
në duar të spiunëve? "Ish-kancelari
gjerman Shrëder ka qenë një nga
avokatët më të vendosur të Kazakistanit",
thotë Aliyev. "Shtetet e Bashkuara të
Amerikës ishin pak a shumë kundër kësaj
mbështetjeje, por ish-kancelari kërkonte
që të zinte vendin e një personi
ndërmjetës mes vendeve të Azisë dhe
botës perëndimore", vazhdon ai. Lufta
për të fituar rezervat natyrore të
Kazakistanit fi lloi menjëherë pas rënies
së Bashkimit Sovjetik dhe çoi në një garë
të fuqishme të vendeve që donin të
kishin sa më shumë akses në këto pasuri.
Të parët në këtë garë u renditën
a m e r i k a n ë t , p ë r f s h i i s h -
zëvendëspresidentin amerikan, Dik
Çeni, ish-sekretarin e Shtetit, Henry
Kissinger, ish-drejtorin e CIA-s, Xorxh
Tened, dhe ish-presidentin amerikan,
Bill Klinton. Të gjithë këta zyrtarë të lartë
kanë qenë disa herë në kryeqytetin e
Kazakistanit me shpresën e vendosjes
së marrëdhënieve të begata dypalëshe.
Klinton ia doli mbanë që të siguronte 31
miliardë dollarë për fondacionin e tij nga
një miku i tij biznesmen kanadez që
kishte arritur të lidhej me Kazakistanin
një marrëveshje për blerjen e tri
minierave të uraniumit. Dokumentet në
koleksionin e pasur të Aliyevit
konfi rmojnë edhe një marrëveshje me
amerikanët që u mundësonte të gjithë
zyrtarëve të lartë në pushtet (në
Departamentin e Shtetit për shembull)
që të kritikonin Kazakistanin për
praktikat e padrejta juridike dhe ato të
mbrojtjes së të drejtave të njeriut, edhe
kur ndërkohë politikanët e dalë në
pension vazhdonin ende të lobonin për
Presidentin Nazarbayev. Lobistët, të
gjithë veteranë të shërbimeve sekrete
dhe ish-ushtarakë të lartë janë të gjithë
të identifi kuar në një raport të një fi rme
konsulence me emrin "Global Options
Management". Klani i Nazarbayevit e
mori këtë firmë për të pastruar dhe
lustruar imazhin e nxirë të Presidentit të
vendit. Në vitin 2002, kur doli në pah se
Zvicra kishte ngrirë 80 milionë dollarë
fitime të paligjshme amerikane nga
industria e naftës dhe kur termi
"Kazakgate" po përdorej në Uashington
për të denoncuar praktikat në lidhje me
Kazakistanin, hyri në lojë strategjia e
firmës së konsulencës GOM. Një nga
bashkëthemeluesit bullgarë të kësaj
firme me emrin Aleksandër Mirtçev
konsiderohet si një person me lidhje
shumë të fuqishme në Uashington e me
kontakte të drejtpërdrejta me
Departamentin e Shtetit, atë të Drejtësisë
dhe FBI-në. Regjimi i Nazarbajevit mbi
të gjitha karakterizohet nga zhvatja e
shumave të mëdha të parave që shkojnë
në llogari bankare personale. Sipas
Alyevit, gjatë një darke familjare,
Nazarbayev kishte deklaruar se shuma e
llogarisë së tij bankare personale ishte 15
miliardë dollarë. Akuzat për korrupsion
kundër sundimtarit kazakistanas nuk
janë të reja, ndërkohë që faktet që
paraqet ish-dhëndri i tij janë të reja dhe
tronditëse. Valixhja e tij personale është
plot me dokumente bombastike. Në të
përfshihen fakse dhe telegrame të bëra
nga Interpoli në kryeqytetin e
Lihtenshtejnit në adresë të kolegëve të
tyre në Uashington për sa u përket
lidhjeve të dyshimta të Presidentit të
Kazakistanit me persona që dyshohen
për pastrim ndërkombëtar parash; në të
ka çeqe dhe transferime milionë
dollarësh në llogari personale dhe mbi
të gjitha aty gjenden emrat e kompanive
dhe fondeve që ndihmuan në gjithë këtë
qarkullim të madh parash. Vetë Aliyev
deklaron se korporatat dhe bankat më të
mëdha të Kazakistanit shumë shpejt do
të shndërrohen në pronë personale të
ish-vjehrrit të tij. Ish-dhëndri i Presidentit
e di shumë mirë që çdo dokument që ai
ka mund t‘i marrë jetën. "Për çdo fjalë,
për çdo shifër unë jam një copë letër,
duke deklaruar se avokati i tij ka
gjithashtu kopje të dokumenteve të tij të
verifi kuara dhe vërtetuara saktësisht. Për
momentin, administrata e Astanas nuk
ka bërë asnjë lloj reagimi ndaj këtyre
akuzave dhe librit të ri që ka dalë. Në
fund pyesim se cilat janë arsyet e vërteta
të publikimit të këtyre fakteve nga ana e
ish-dhëndrit të parë të Kazakistanit? Një
dokument konfi dencial i tetorit të vitit
2007, me titull: "Projekti Super-Khan" fl et
për një ruajtje të qeverisjes së dinastisë
në pushtet deri në vitin 2035. Për të
arritur një objektiv të tillë, në dokument
thuhet se është e nevojshme "të
parandalohet çdo lloj ndërhyrjeje e
qëllimshme dhe e paqëllimshme, e
brendshme dhe e jashtme" në sundimin
e këtij vendi në mes të stepës. Ka zëra që
thonë se ish-dhëndri është takuar me
ish-bashkëshorten dhe të dy po bëjnë një
lojë të dyfi shtë për të marrë pushtetin në
të ardhmen. Dhe kjo nuk mund të jetë
fare e pabazë. Sultan Nazarbajev që
quhet "sulltani" ka lindur në Turqi në 2
prill të vitit 205. Ai është djali i vetëm i
Presidentit të Kazakistanit dhe
kualifikohet si pasuesi i drejtpërdrejtë
i pushtetit të të atit. Sipas Alyevit, djali
është konceptuar në mënyrë artificiale
me vezët e të dashurës së Presidentit
ish-miss Kazakistanit, Assel Isabayeva.
Kjo e bën djalin e vogël një kërcënim
për të bijën dhe ish-dhëndrin që nuk
mund të thuhet aspak se nuk është
ambicioz.