Të palicencuar në mes të Tiranës
Vetëm 300 metra larg qendrës së kryeqytetit funksionon një qendër gruaje dhe një kopsht fëmijësh, ku praktikohen mësime të besimit islam. Ky institucion ndërkohë funksionon jashtë të gjitha ligjeve, pasi nuk është i licencuar e për rrjedhim edhe i pakontrolluar nga institucionet shtetërore. Përfaqësuesit e këtyre të fundit, nga ana e tyre, nuk bëjnë gjë tjetër veçse përpiqen ta heqin përgjegjësinë nga vetja përmes justifikimeve për mungesa inspektorësh, apo mospasje kompetencash.
Gazetarët e emisionit "Fiks Fare" kanë mbërritur më së pari në ambientet e kësaj qendre, ku nga punonjësja e sportelit kanë mësuar se ky institucion funksion pa licencë. Atyre u janë servirur edhe një seri shërbimesh që ofroheshin pranë kësaj qendre për kontrollin e cilësisë dhe programet për të cilat askush nga autoritetet shtetërore nuk di gjë.
Gazetarët e "Fiks Fare" menjëherë u janë drejtuar autoriteteve të Ministrisë së Brendshme për të pyetur nëse kanë dijeni për diçka të tillë. Por këta të fundit kanë shpjeguar se veprojnë vetëm në rastet kur ka denoncime dhe nuk është kompetencë e tyre që të ndjekin të palicencuarit. Më pas, ndalesa e radhës e gazetarëve të "Fiks"-it ka qenë Drejtoria Arsimore e Tiranës. Në këtë institucion përgjigjja ka qenë se disponojnë vetëm listën e qendrave dhe të kopshteve të licencuara dhe nuk kanë asnjë informacion për ato që funksionojnë pa licenca.
Akoma edhe më e çuditshme ka qenë përgjigjja e përfaqësuesve të Drejtorisë së Tatim-Taksave në Tiranë. Sipas tyre, është bashkia që duhet të merret me këtë punë, pasi ata vetë nuk kanë një numër të mjaftueshëm inspektorësh, që të kontrollojnë të gjithë territorin.
Ndërkaq, duke parë indiferencën dhe shkujdesjen e autoriteteve shtetërore ndaj shkeljes së ligjit, me të drejtë i lind e drejta gjithkujt që të vendosë me kokë të tij për çdo aktivitet që vendos të kryejë, pa pyetur aspak për ligjet e shtetit apo për institucionet ku detyrohet të derdhë kontribute. Madje pa qenë i detyruar të japë llogari për shërbimin që ofron jo vetëm për nga cilësia, por edhe për nga përmbajtja.
Biseda e parë
"Fiks"-i - Doja të pyesja për një regjistrim.
Punonjësja - Për çfarë je e interesuar, sepse ne kemi shumë. Kemi një gamë të madhe.
"Fiks"-i - Çfarë ka?
Punonjësja - Kemi kopshte, çerdhe, kurse për gra, kemi kurse për fëmijë në fundjavë.
"Fiks"-i - Unë jam e interesuar edhe për shkollë, edhe për të regjistruar fëmijë.
Punonjësja -Për vajza kemi paradite dhe pasdite, kur e do?
"Fiks"-i -Unë e dua pasdite.
Punonjësja - Pasdite kemi të hënë, të mërkurë dhe të premte. Merren njohuritë bazë, ligjet e islamit, përderisa është për femra, bëhet historia e grave të profetit. Ju mësojmë fëmijëve çdo gjë që e kanë program dhe kopshtet e tjera, që janë të miratuara nga Ministria e Arsimit, gjithçka. Referencat bazë, edukatoret merren me formimin...
"Fiks"-i - Është e licencuar kjo si shkollë?
Punonjësja - Jo, nuk është e licencuar, por atë kanë referencën bazë. Përveç kësaj, ne u mësojmë fëmijëve edhe fenë. Për aq kapacitet sa ka një kalama i moshës 3 vjeç, 4 vjeç, 5 vjeç, të njohë Zotin, të jetë i pastër...
"Fiks"-i - Ku duhet ta regjistroj fëmijën, te Drejtoria Arsimore, siç janë të gjitha kopshtet?
Punonjësja - Jo, jo, këtu do ta bësh regjistrimin. Nëse do ta sjellësh fëmijën domethënë, këtu te ne do ta bësh regjistrimin. Kopshtin e kemi lart në katin e dytë.
I gjithë stafi që punon këtu poshtë dhe lart janë myslimanë.
Gjithsesi, duhet ta kesh parasysh që kursi ka dy muaj që ka filluar dhe të tjerët janë në një nivel...
"Fiks"-i - Më të avancuar?
Punonjësja - Do punosh pak dhe vetë.
Mësuesja myslimane - Arabisht di?
"Fiks"-i - Jo, arabisht nuk di, por kam mësuar disa sure, tani kam filluar.
Punonjësja - Mësuesit do ta kenë një çik në veçanti. Të shohim si do ecësh.
"Fiks"-i - Faleminderit.
Biseda e dytë
"Fiks"-i - Domethënë ju po më thoni që është në kompetencën tuaj, juve ju takon të verifikoni, është i rremë, është i vërtetë, aktiviteti është i licencuar, i palicencuar.
Drejtori - Po, po, është në kompetencën tonë. Jo vetëm tonën, po është edhe në të bashkisë.
"Fiks"-i - Dhe inspektoratit të bashkisë. Edhe aty po presim një zë. Pse inspektorëve të bashkisë?
Drejtori - Biznesin e vogël, bashkia e merr. Ne kemi biznesin e madh. Shiko si është ndarja! Ndarja është kështu, tatimet paguhen në bashki, kurse ne biznesin e vogël e kemi për efekt të sigurimeve shoqërore.
"Fiks"-i - Ju keni pjesën tuaj domethënë në këtë.
Drejtori - Patjetër, janë të dyja institucionet që e kanë, e ka dhe bashkia, sepse bashkia e mbledh tatimin e biznesin e vogël, ne kemi pjesën e sigurimeve shoqërore.
"Fiks"-i - Po si funksionon, këto biznese të paligjshme, ju e bazoni punën vetëm mbi informata të qytetarëve.
Drejtori - Jo, kontrollojmë ne, çfarë informata të qytetarëve. Nuk kemi të drejtë ne të hyjmë në shtëpi, por kur kemi informacion, direkt për shembull, kemi një informacion nga një qytetar, ose kur konstatohet...
"Fiks"-i - Domethënë baza janë informacionet e qytetarëve po thoni.
Drejtori - Po, inspektorati i bashkisë ka për detyrë, sepse ai mbledh tatimet e biznesit të vogël.