Ju tregoj Kapuscinskin tim
Dëshira e Kapuscinskit për shkrimet e tij ishte gjithmonë që të tregonte ngjarje të cilat ai vetë i kishte parë nga afër: që nga shërbëtorët e mbretit, ushtarët e thjeshtë në luftë, njerëzit që flisnin për jetët e tyre, në mënyrë që të shndërronte kronikën në një tregim të fuqishëm letrar. Kapuscinski, që u nda nga jeta rreth 2 vjet më parë, ka qenë i martuar për 55 vjet me Alicjan, një mjeke pediatre, të cilën ai e njohu kur ishte 20 vjeç. Alicja në atë kohë ishte vetëm 19 vjeçe. "Ishte dhjetori i vitit 1951. Ishim në universitet, në vitin e parë të Historisë. Më shihte dhe më ftoi në kinema. Ishte i bukur, kishte flokë të zinj të dendur, i dobët, atletik e i pëlqente të luante futboll. Kur më pa për herë të parë, ishin ulur në një lokal të gjithë si grup, këmbë mbi këmbë, duke pirë cigare. Kisha ardhur në Varshavë për të bërë universitetin dhe e ndieja veten shumë të lirë. Përballë meje u ul Ryszard, që tundi kokën në shenjë mosaprovimi. Nuk donte që vajza e cila e kishte tërhequr vëmendjen e tij, të pinte cigare. Bëra sikur nuk e pashë dhe vazhdova të bëja muhabet me shoqet. Fika cigaren dhe që atëherë nuk e piva më kurrë".
Po pastaj?
Dilnim bashkë. E prisja gjithmonë. Ryszard angazhohej me grupin e të rinjve komunistë, ndaj gjithmonë vonohej në takimet tona. Unë nuk mërzitesha, e prisja, dhe kur vinte, thuajse gjithmonë shkonim të kërcenim tango.
Edhe ju bënit pjesë në organizatën e të rinjve komunistë?
Ashtu si të gjithë në atë kohë. Jetoja në një dhomë me tri vajza të tjera në shtëpinë e studentëve. Ryszard banonte në një pallat të vogël parafabrikat, që i ishte dhuruar Polonisë nga Finlanda. Jetonte bashkë me prindërit dhe motrën. Kuzhina dhe banja kishin lavamanë prej hekuri. Kishin një dhomë dhe një qoshe të vogël. Në dhomë ishte divani ku flinin prindërit, një dollap, një tavolinë dhe disa karrige, ndërsa te qoshja e vogël, që ndahej nga dhoma me një perde, vetëm dy krevate. Aty flinte Ryszard, bashkë me të motrën, një vit më të vogël se ai. Kur prindërit nuk ishin, shkoja ta takoja në shtëpizën e tij. E ëma thoshte gjithmonë që ishte shumë i vogël për t‘u martuar. Kishte plane të tjera për të birin.
Çfarë planesh?
Pas universitetit, Ryszard mori pjesë në një konkurs ushtarak për të diplomuarit. U kthye me një gradë zyrtari. E ëma shpërtheu në lot nga gëzimi. "Djali im është zyrtar". Në Pinsk, qendra e vogël ku banonin para luftës, zyrat ishin për elitën vendase dhe për zyrtarët zhvilloheshin festat më të bukura ku e ëma e Ryszard kishte qenë ndonjëherë.
U martuat në vitin 1952? Keni foto nga martesa?
Jo. Askush nga miqtë tanë nuk kishte aparat fotografik në atë kohë. Ryszard bleu një "Zorka" të dorës së dytë shumë vite më vonë, kur shkoi në Indi për herë të parë. Ditën e martesës unë kisha veshur një fustan të thjeshtë ngjyrë blu, ndërsa ai kostumin e zi të mbrëmjes së maturës. U ulëm, dhe punonjësi i gjendjes civile i tha Ryszardit të nxirrte nga xhepi unazat. E vendosa në gisht. Kjo ishte martesa jonë.
E keni akoma unazën?
Jo. Nuk e mbajta për shumë kohë, pasi punoja në spital dhe më duhej të laja duart vazhdimisht.
Edhe Ryszard nuk e mbante?
E kishte humbur. Ishim në vitin e dytë të studimeve. Mbeta shtatzënë dhe u ktheva në vendin tim. Në maj të vitit 1953, ime më i dërgoi Ryszard-it një telegram ku thoshte: u bëre me vajzë.
Po ai?
Donte shumë të kishim një djalë. Shumë shpejt erdhi e u bashkua me mua. Më kujtohet që një ditë më tha: "Mos studio më për Histori. Fillo të studiosh për Mjekësi, ashtu siç ke dashur gjithmonë". Pasi u diplomua, ai shkoi të punonte te "Sztandar Modych" në Varshavë. Kishim një dhomë, një kuzhinë dhe një banjë në pension. Kuzhina ishte e madhe, plot dritë dhe me një dritare. Aty vendosëm një tavolinë shkrimi, sepse Ryszard shkruante vazhdimisht.
Po ju?
Unë isha lexuesja e parë e çdo reportazhi që ai shkruante. Isha e kënaqur, më dukej sikur gjithçka do të na ecte mbarë. Ryszard shkruante shumë ngadalë. Rilexonte çdo frazë. Gjithmonë shqetësohej që të shkruante mirë, jo shumë. Fitonte shumë pak. Na ndihmonte im atë. Ai filloi të punonte me agjencinë e shtypit "Pap" dhe revistën e përjavshme "Polityka". Pas shumë mundimesh, në vitin 1964 arritëm të blinim makinën tonë. Nuk kish përjetuar gëzim më të madh që nga lindja e Zofias.
Gjëja më e rëndësishme për të ishte të udhëtonte. Po pas kësaj kush vinte?
Të punonte për librat e tij.
Nuk mërziteshit që ju linte vetëm kaq shpesh?
Nuk udhëtonte për qejf. Kjo ishte puna e tij. Nuk e ndaloja kurrë.
Do të donit t‘ia thoshit?
Ndoshta po. Por kuptoja se çdo udhëtim, pak ose shumë i rrezikshëm, ishte realizimi i ëndrrave të tij. Ndonjëherë mungonte në shtëpi gjashtë muaj ose më shumë. Të komunikoja me të ishte gjithmonë një ankth. Më thoshte që do të kthehej pas 7 javësh, pastaj papritur ndodhte diçka në Mozambik, Kongo, apo Zanzibar, dhe mua e vajzës na duhej të prisnim sërish. Pastaj të tre së bashku shkuam në Meksikë, në kohën kur u bë korrespondent i "Pap"-it për gjithë Amerikën Latine. Kësaj here kishte të drejtë të merrte familjen me vete.
Librat e Ryszard nisën të publikoheshin edhe jashtë vendit?
Isha e lumtur. Prania fizike nuk është gjëja më e rëndësishme, më thoshte. Më të rëndësishme janë çelësat. Sa herë nisej, merrte çelësat e shtëpisë me vete dhe i vendoste në valixhe. Duhet ta di, thoshte, se kam një vend ku të kthehem. E dinte se kishte një shtëpi ku mund të kthehej gjithmonë, pavarësisht se çfarë ndodhte.
Dhe në fund u kthye...
Në vitin 1994 pësoi një iktus. Kur po zbriste nga studioja e tij, më tha se kishte diçka që nuk shkonte me dorën, pasi nuk arrinte të punonte dot në tastierë. E kuptova që po fliste përçart. U shtri dhe filloi të qante. I thashë se nga simptomat dukej si një iktus në hemisferën e majtë të trurit. Telefonova të gjithë neurologët që ishin miqtë e mi dhe i kërkova Ryszardit të shkonte në spital. Ishte fundjavë. Nuk dua të shkoj në spital në fundjavë, më tha. Nuk donte të qëndronte vetëm në një spital të ftohtë dhe të shkatërruar. Të hënën herët shkuam te doktori që e këshilloi të operohej. Mezi pranoi. Më duhet të nisem në Berlin për një mbledhje thoshte. Pas disa ditësh u kthyem në shtëpi. Aty mora vesh se e kishin ftuar në Australi. Vendosi të nisej. I kërkova të mos linte pas dore këshillat e neurologëve. U nis dhe u kthye i lumtur. Në 2005 duhej të operohej në legen, sepse nuk mund të ecte. Nuk pranoi të operohej, vetëm të bënte fizioterapi. Një vit e gjysmë rresht dy herë në javë e shoqëroja te fizioterapisti. Një ditë iu luta të shkonte në një restorant afër shtëpisë ku gatuhej mirë. Duhej të lëvizte. Kur u kthye që aty, më tha: ushqimi ishte i tmerrshëm, ishte shumë i kripur. E kisha kuptuar. Ditën tjetër i bëra një radiografi. Zbulova se kishte një tumor në pankreas. Nuk ia falja dot vetes që e kisha kuptuar kaq vonë. E operuan. Pas operacionit, një tjetër infarkt. Dita e fundit për të.
Shkrimtari
Kapuscinski është gazetari dhe shkrimtari polak më i përkthyer. E filloi karrierën e tij në fund të viteve 1950, si korrespondent i agjencisë polake të lajmeve, "Pap", duke mbuluar dhjetëra konflikte, grushte shteti dhe revolucione në mbarë botën.
Karriera
Në karrierën e tij ai paraqiti 27 revolucione, jetoi në 12 fronte lufte dhe u dënua katër herë me pushkatim. Mes librave të tij më të njohur, të përkthyer në 30 gjuhë të botës, është "Perandori", që përshkruan rënien e Haile Selasi-t në Etiopi. Në 1999 u zgjodh gazetari më i mirë polak i shekullit XX