E Diel, 1 Nëntor 2026

Vizioni gjerman: Mbas 10 vjetësh, maqedonasit do të flasin shqip

Gjermania e shikon Maqedoninë mbas 10 vjetësh si vend
anëtar të Bashkimit Evropian, por me emër të ndryshuar
dhe me dygjuhësi. Megjithëse këtë vizion e kanë krijuar
studentë nga Maqedonia, Gjermania dhe Franca, që zhvilluan
një lojë simuluese të quajtur "Krijimi i Evropës së re", me këtë
vizion është shprehur dakord edhe ambasadorja e Gjermanisë
në Shkup, Ulrike Maria Knotc, e cila, në një ligjëratë që mbajti
këto ditë në Fakultetin Pedagogjik të Shkupit, midis të tjerave,
vuri në dukje se ky vizion është shumë i bukur. "Në vitin 2020,
Maqedonia do të jetë vend-anëtar i Bashkimit Evropian, por me
një emër të ri, "Maqedonia e Veriut". Qeveria do të jetë e përbërë
nga partia që do të quhet "Partia Maqedonase e Re", anëtarët e
së cilës do të jenë shqiptarë dhe maqedonas. Popullsia shqiptare
do të flasë maqedonisht, gjë që në fakt e bën edhe tani,
kurse maqedonasit do të flasin shqip, të cilën do ta mësojnë
qysh në kopsht! Mendoj se ky është një vizion shumë i bukur.
Mos t‘ju duket joreal dhe nuk është utopi. Kjo mund të ndodhë
edhe para vitit 2010, në qoftë se punohet në planin politik", tha
Knotc. Loja simuluese e BE-së, e quajtur "Krijimi i Evropës së
Re", ka gjetur përhapje midis nxënësve të shkollave të mesme
dhe studentëve në Maqedoni, Shqipëri, Kosovë, në Institutin
gjerman për Bashkëpunimin Politik Ndërkombëtar dhe në
Qendrën për Arsimimin Civil të Maqedonisë, të gjitha të financuara
nga Ministria e Punëve të Jashtme të Gjerma

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›