Ju zoti Rama po e orientoni PS-ne drejt radikalizimit
Ne demonstraten e 21 janarit PS-ja humbi shume humbi jete militantesh te shquar socialiste u plagosen disa dhjetera te tjere e do te duhen jave e ndoshta muaj te tere qe ata te permiresohen per te kontribuar perseri per PS-ne. Ju i thirret i nxitet duke u permendur deri edhe mosbindje civile dhe pastaj nuk qendruat ne lartesite e liderit por i late vetem ne sheshin para Kryeministrise duke ndjekur situaten nga kafja karshi duke e kthyer kete demonstrate ne nje tragjedi.
Edhe pas gjithe kesaj gjeme te ndodhur Ju zoti Kryetar beni thirrje per vazhdimin e protestave megjithese nga i gjithe faktori nderkombetar nga te gjitha institucionet nderkombetare nga te gjithe miqte e dashamiresit e Shqiperise e pse jo edhe te PS-se behet thirrje per vetepermbajtje per dialog te dyanshem per gjetjen e gjuhes se perbashket per zgjidhjen e situates. Marrja e vendimeve vetem nga ana Juaj pa pyetur strukturat dhe bazen e partise me duket e nxituar dhe do te sjelle vetem shkeputjen e lidershipit te PS-se nga baza e saj. Kjo nuk eshte PS-ja per te cilen aspirojme une dhe shume socialiste te tjere ne te gjithe Shqiperine.
Ish-sekretari socialist i rrethit Puke delegat i Kongresit te PSSH-se dr. Vitor Malutaj me ane te nje letre te hapur drejtuar kryesocialistit Edi Rama denon orientimin e PS-se drejt radikalizimit duke perdorur forma te tilla si mitingje protesta greva urie e deri te demonstrata si ajo e 21 janarit qe degjeneroi ne perleshje me policine duke humbur disa jete njerezish plagosur me dhjetera te tjere e mbi 100 te arrestuar. Pasi i terheq vemendjen per faktin se qe nga data 19 dhjetor kur i ka kerkuar takim zyrtarisht Rames ndersa ai nuk gjeti kohe te degjonte nje ish-sekretar te PS-se te rrethit qe ka drejtuar PS-ne ne Puke gjate 3 viteve te fundit delegat i Kongresit te PSSH-se nje intelektual me graden Doktor i Shkencave zoti Malutaj i drejtohet kreut te PS-se publikisht duke i bere te ditur Ne demonstraten e 21 janarit PS-ja humbi shume humbi jete militantesh te shquar socialiste u plagosen disa dhjetera te tjere e do te duhen jave e ndoshta muaj te tere qe ata te permiresohen per te kontribuar perseri per PS-ne.
Me poshte po botojme te plote letren e hapur qe dr. Vitor Malutaj i ka drejtuar kryetarit te PS-se Edi Rama
Zoti Kryetar
Keto fjale kam dashur tjua them qe me daten 19 dhjetor kur kam kerkuar zyrtarisht takim me Ju. Por Ju nuk gjetet kohen te degjoni nje ish-sekretar te PS-se se rrethit qe ka drejtuar PS-ne ne Puke gjate 3 viteve te fundit delegat i Kongresit te PSSH-se apo thjesht nje intelektual me graden Doktor i Shkencave.
Qe pas zgjedhjeve te 28 qershorit Ju zoti Kryetar me nje grup te fortesh rreth jush po e orientoni PS-ne drejt radikalizimit duke perdorur forma te tilla si mitingje protesta greva urie e deri te demonstrata si ajo e 21 janarit qe degjeneroi ne perleshje me policine duke humbur disa jete njerezish plagosur me dhjetera te tjere e mbi 100 te arrestuar. Ne vend te kesaj rruge te ndjekur une dhe shumica e socialisteve ne baze kemi preferuar dhe kerkojme nje analize te thelle te shkaqeve te humbjes se PS-se ne ato zgjedhje. Kerkojme te dime pse u zevendesua nga disa kandidate programi i PS-se i pergatitur me mund e djerse per dy vjet radhazi i diskutuar e permiresuar ne takime te gjera popullore ne cdo fshat e qytet te Shqiperise me slogane Une nuk jam as me PS-ne dhe as me PD-ne mua me ka sjelle Edi Rama per te kandiduar dhe po te behet Edi Rama Kryeminister une bej mrekullira se Ai e ka per zemer kete zone. Dhe kur nuk fituan mundohen te gjejne armiq imagjinare brenda PS-se qe i paskan tradhtuar apo paskan punuar per kundershtarin e tyre. Une nuk mund te them se nuk jane vjedhur vota apo jane numeruar keq por ju garantoj Ju dhe opinionin publik se ne Puke te gjitha votat jane numeruar ne prani te kandidatit dhe procesverbalet e numerimit jane firmosur vetem pas aprovimit te tij.
Zoti Kryetar
Ne demonstraten e 21 janarit PS-ja humbi shume humbi jete militantesh te shquar socialiste u plagosen disa dhjetera te tjere e do te duhen jave e ndoshta muaj te tere qe ata te permiresohen per te kontribuar perseri per PS-ne. Ju i thirret i nxitet duke u permendur deri edhe mosbindje civile dhe pastaj nuk qendruat ne lartesite e liderit por i late vetem ne sheshin para Kryeministrise duke ndjekur situaten nga kafja karshi duke detyruar shtetin te tejkaloje masen e perdorimit te forces duke e kthyer kete demonstrate ne nje tragjedi. Nuk ka socialist dhe as qytetar te ndershem ne Shqiperi qe nuk e denon dhunen dhe perdorimin e armeve mbi demonstruesit. Une u bej thirrje organeve te drejtesise te veprojne pa hezitim dhe sa me shpejt per zbardhjen e ngjarjes dhe nxjerrjen e pergjegjesise penale per shkaktaret.
Edhe pas gjithe kesaj gjeme te ndodhur Ju zoti Kryetar beni thirrje per vazhdimin e protestave megjithese nga i gjithe faktori nderkombetar nga te gjitha institucionet nderkombetare nga te gjithe miqte e dashamiresit e Shqiperise e pse jo edhe te PS-se behet thirrje per vetepermbajtje per dialog te dyanshem per gjetjen e gjuhes se perbashket per zgjidhjen e situates. Marrja e vendimeve vetem nga ana Juaj pa pyetur strukturat dhe bazen e partise me duket e nxituar dhe do te sjelle vetem shkeputjen e lidershipit te PS-se nga baza e saj. Kjo nuk eshte PS-ja per te cilen aspirojme une dhe shume socialiste te tjere ne te gjithe Shqiperine.
Edhe pak jave na ndajne nga fushata per zgjedhjet e pushtetit lokal. Eumlshte koha per te angazhuar teresisht partine ne funksion te kesaj fushate dhe te fitimit te ketyre zgjedhjeve dhe jo per ti lodhur njerezit me vajtje-ardhje nga rrethet per te demonstruar apo protestuar ne Tirane. PS ka mbi 70 mije anetare dhe nuk eshte ndonje demonstrim i madh edhe sikur ti mbledhesh cdo fundjave ne sheshin para Kryeministrise. Populli kerkon te shohe tek PS-ja programe e strategji zhvillimi dhe te kete besim ne implementimin e tyre. Per kete voton populli cdo parti dhe jo per madheshtine e protestave qe ato mund te organizojne.
Dr. Vitor Malutaj
Ish-sekretari socialist i rrethit Puke delegat i Kongresit te PSSH-se
Tirane me 23.1.2011