Garda, “thika pas shpine” Berishës
Po mbushen 48 orë tashmë që urdhër-arrestet e lëshuara për krerët e Gardës së Republikës nuk ekzekutohen qëllimisht nga policia. Edhe pse presioni i brendshëm dhe ai i ambasadorëve të huaj po shtohet nga ora në orë, Kryeministri Berisha ka vendosur që të mos zmbrapset asnjë centimetër nga vendimi i tij për të mbrojtur "heronjtë" e 21 janarit. Një lëvizje kjo që nuk e qetëson aspak zemërimin e atyre shqiptarëve që ndodheshin në bulevard dhe që me shumë gjasa do të jenë sërish javën e ardhshme përballë dritares së tij. Në një pamje të parë, ky është shpërblimi që Kryeministri po u servir njerëzve që nuk lanë turmën të hynte në zyrën e tij në momentin që policia ishte tërhequr. Por më tepër se një hesap me të premten e kaluar, ky është gjithashtu edhe një garanci për besnikërinë e gardistëve për ditët që vijnë. Kryeministri e di mjaft mirë se arrestimi i drejtuesve të Gardës dhe atyre vartësve që nuk hezituan të qëllojnë ndaj turmës, do të thotë dekurajim i mëtejshëm i uniformave që e mbrojnë. Në mitingun e radhës të opozitës, askush prej gardistëve apo policëve nuk do të tregohet aq i zellshëm duke e ditur se çfarë e pret më pas.
Duke dashur të evitojë këtë dorëzim të "heronjve", Kryeministri po u bën dashur pa dashur shërbimin më të keq jo vetëm atyre gjashtë drejtuesve të gardës, pasi po i shndërron ata nga mbrojtës të Kryeministrit të Shqipërisë në mbrojtës të Sali Berishës, por njëherësh po bën palë edhe të gjitha strukturat që sot mbajnë një uniformë policore apo ushtarake. Është ende herët për të harruar të gjitha gabimet foshnjarake të vitit 1997, kur sjellja arrogante e pushtetit dhe politizimi i policisë dhe ushtrisë solli humbjen e besimit dhe urrejtjen popullore ndaj tyre. Kushdo shqiptar, në Jug dhe në Veri, i shikonte ato ditë forcat speciale si disa mercenarë të paguar për të mbrojtur pushtetin personal të Presidentit. Të gjithë shqiptarët, qoftë edhe ata të djathtë, i frigoheshin njerëzve të SHIK-ut sepse ky shërbim po keqpërdorej si një armë kundër opozitës. Kur ndarja dhe acarimi mes të dyja palëve arriti kulmin, e dimë mjaft mirë se si u rrëzua brenda pak ditësh e gjithë piramida shtetërore dhe vendi ra në duart e bandave. Për fat të keq, Kryeministri Berisha ka treguar deri në orët e vona të djeshme, se nuk ka mësuar aspak nga gabimet e së kaluarës. Linçimi që i bënë dy deputetët e tij Prokurores së Përgjithshme, si pjesëmarrëse në grushtin e shtetin, është një shenjë ogurzezë se lokomotiva e maxhorancës po hyn në binarë të rrezikshëm jo vetëm për të, por për të gjithë vendin. Duke mos lejuar hetimin e tri vrasjeve dhe sulmuar një institucion të pavarur si prokuroria, që është njëkohësisht një nga garantet e dhënies së drejtësisë në një shtet demokratik, qeveria është duke e kaluar peshën e fajit në krahun e saj. Deri në momentin që u lëshuan urdhër-arrestet, Kryeministri mund të mbrohej në sytë e opinionit publik dhe të ndërkombëtarëve se kishte vepruar për të shtypur një sulm të dhunshëm ndaj institucioneve të shtetit. Pra, ai mund të shfaqej pa frikë në anën e viktimës, e cila mbrojti sundimin e ligjit, ndërsa opozitën mund ta quante agresore dhe të aftë për të luftuar me të gjitha mjetet drejt pushtetit. Që prej mesditës së të shtunës, kur kreu i qeverisë mbrojti gardistët dhe më keq akoma kur nisi sulmin e telekomanduar ndaj prokurorisë, ai po zbeh gjithnjë e më tepër rolin e shtetformuesit. Nëse këshilltarët e Kryeministrit janë tepër të rinj apo kanë ardhur së fundmi nga emigrimi, vetë z. Berisha duhet ta ketë të freskët dinamikën e 14 shtatorit 1998. Nuk ishin as heronjtë e Gardës së Republikës e as ndonjë forcë tjetër ushtarake ata që mbrojtën dhe rikthyen në pushtet qeverinë socialiste pas sulmit të armatosur ndaj godinës së qeverisë. Mjaftoi ndërhyrja amerikane dhe qëndrimi i prerë ndërkombëtar se nuk mund të njihej një pushtet i marrë me armë, që socialistët të qeverisnin të qetë deri në vitin 2005. Mes shumë zullumesh korrupsioni, qeveritë e majta kishin krijuar bindjen se nuk rrezikonin institucionet, ndryshe ashtu nga opozita e atëhershme e djathtë. Dhe në këtë mënyrë, ndërkombëtarët i mbështetën të majtët edhe në ditët e tyre më të zymta. E pra, të premten e ardhshme apo edhe në ditët në vijim, opozita mund të tubohet sërish në dyert e Kryeministrisë. Ndonjë turmë e revoltuar mund të kalojë edhe rrethimin me hekura, por djegia dhe plaçkitja e zyrës së Kryeministrit nuk do ta rrëzojë kurrë atë nga pushteti, sepse askush nga ndërkombëtarët nuk do të pranojë të njohë një revolucion ndaj një qeverie që respekton ligjet dhe institucionet e pavarura të vendit të saj. Krejt e kundërta ndodh në rast se kjo qeveri nis të hedhë hapa të gabuara ndaj demokracisë. Ja përse ata "heronj" të Gardës jo vetëm që nuk mund ta mbrojnë më, por po e rrezikojnë më tepër se ç'duket pushtetin e Kryeministrit dhe së bashku me të, cënimin e mëtejshëm të institucioneve. Kryeministri nuk duhet të harrojë se ka detyrën sublime për të shpëtuar vendin e tij nga kolapsi në çdo situatë. Çdo minutë që kalon e bën edhe më të vështirë kthesën nga rruga e gabuar.
(shkrimi eshte botuar sot ne Gazeta Shqiptare)