Kush ia mbylli syte dhe veshet SHISH-it

Nga Sali Berisha
Ndaj me qytetaret shqetesimin denoncimin denimin e atij akti te shemtuar antikushtetues qe ndodhi me daten 21 janar grushtit te shteti perpjekjet per te permbysur me dhune nje mazhorance legjitime. Kjo eshte nje ngjarje jashtezakonisht e rende sepse pas 86 vitesh perserit me kancelarin shqiptare grushtin e shteti. Kjo eshte perpjekja e dyte ne historine e ketij vendi per grusht shteti. Ne 24-ten aventurieret politike rrezuan me grusht shteti kryeministrin e zgjedhur me voten e shqiptareve. Njeriun qe pasi organizoi Kongresin e Lushnjes kongresin e konkretizimit te pavaresise se Shqiperise fitoi zgjedhjet nje grusht aventurieresh politik e permbysen me dhune dhe i moren pushtetin.
Histori prapa ka qene nder me te dhimbshmet kemi perjetuar mbreterine per periudhen dhe perpjekjet vleresimet une i kam shprehur erdhen pushtimet erdhi diktatura por grushtet shteti te tjera ky vend nuk ka pasur. Ky ishte i dyti ne historine tone. shte 86 here apo 87 here me i turpshem se i pari sepse ne ate kohe shteti ishte ne hapat e para kurse tani shteti vendi eshte anetar i NATO-s.
Ky grusht shteti paraparin perpjekjet per te permbysur me dhune mazhorancen aktuale ne format e ndryshme eshte zhvilluar per nje kohe te gjate. Ajo qe ju pate dhe qe pane te gjithe shqiptaret ishte perpjekja fundit me turpshmja me shemtuara me kriminalja . Edvin Kristaq Rama pas humbjes se zgjedhjeve do te bente cdo gje qe ate qe nuk e fitoi dot me vote ta fitonte me rruge te tjera te turpshme deri edhe kriminale e antikushtetuese.
Pasi do te bente gjithcka per te parandaluar koalicion Parti Demokratike 8211 Levizje Socialiste per Integrim dhe do te deshtonte atehere zgjodhi te gjitha rruget e tjera. Ju referua Nolit dhe aventures se tij politike filloi tu citoje shqiptareve fjalimet e tij dhe aluduan haptas se Ahmet Zogun e ri do ta shporrim me force se qeverine e pykave do ta permbysim. Natyrisht kohera krejtesisht te tjera. Zoti Rama vendosi ne kohen e gabuar nje ngjarje te gabuar. Me vone beri cdo perpjekje me te gjitha format qe Levizjen Socialiste per Integrim ta shkepuste nga koalicioni. I ofroi zotit Meta ne menyre te perseritur postin e kryeministri dhe cdo post tjeter. Mori refuzimin e tij kategorik me moralin qe ky koalicion me te cilin jam une sot ka fituar shumicen e votave te shqiptareve dhe ne nuk mund te bejme kombinime.
Une jam me kete koalicion ka qene pergjigja e kryetarit te LSI-se sepse keta kane fituar shumicen dhe ketyre ju takon krijimi i qeverise. Pasi deshtoi ne perpjekje te jashtezakonshme ne kete aspekt vazhdoi betejen e tij te marrjes me cdo kusht me cdo cmim te pushtetit.
Komuniteti Nderkombetar ne ligjin dhe moralin e te cilit eshte toleranca mirekuptimi beri perpjekjet me serioze por zoti Rama kishte vetem nje axhende karrigen e kryeministrit dhe asnje axhende tjeter.
Une ju kam deklaruar shqiptareve ne kete platforme se do te jem krenar gjithmone me zgjedhjet e 29 qershorit por do te ndihem edhe me krenar me vendosmerine time per te mbrojtur voten e tyre. Dua tju garantoj te dashur qytetare dhe qytetare se kurre sa te jete ne politike Edvin Kristaq Rama nuk do te mund te njohe voten tuaj dhe duhet tu them haptas se bera gjithcka per te gjetur nje zgjidhje se me ndershmerine absolute isha i gatshem te numeroja cdo vote. Kete po por duhej mekanizmi ligjor duhej gjykata por nuk isha kurre i gatshem te prekja anen sekrete te votes.
Ate nuk e prek kurre sepse nese une prekja anen sekrete te votes ju sot nuk votonit kurre me te lire dhe ana sekrete e votes ishin te dhenat personale qe ai kerkonte per voten tuaj. Kete ai nuk mund ta bente kurre. Si nje zyrtare politik prej 20 vitesh eksperienca ime me e madhe jane zgjedhjet ne te gjitha variantet dhe ai pasi deshtoi me vizat hoqi dore nga kutite dhe tani i duhej sekreti por fatmiresisht sekreti i votes eshte i mbrojtur me direktiven e kodit te zgjedhjeve te ndershme dhe te lira te kodit te Venecias. Ai thote kodi nuk mund te preket. Po e preke ate ke prekur ndershmerine e zgjedhjeve qe vijne ndaj dhe beteja ishte per sekretin sekretin e votes nuk mund tia jepja kurre sepse nuk e marr vete ne menyren me absolute pasi ate nuk mund ta preke njeri sepse eshte i juaji dhe per tu ruajtur ka rregullat e veta ne te gjithe boten e lire. Por duhet tu garantoj se ky shok nuk do te respektoje kurre voten tuaj derisa te mund te ulet ne ate karrige te kryeministrit qe ju nuk ia jepni dhe ju e keni faktuar se nuk ia jepni.
Nje jave me pare nga kjo platforme perfaqesuesi i minorances u ka bere nje thirrje patetike te rinjve shqiptare pensionisteve shqiptare mesuesve shqiptare mjekeve shqiptare nenave baballareve grave burrave bashkohuni. Une nuk mund te vazhdoj me tej pa u shprehur mirenjohjen time me te thelle studenteve shqiptare studenteve shqiptare te rejave te Shqiperise pensionisteve te Shqiperise qytetareve shqiptare dhe qytetareve te Tiranes. Qe diten e pucit u gjeten aty ku duhej percollen me percmim dhe indiference thirrjen e krye aventuriereve kjo natyrisht nuk pengoi zhvillimin e tij por kontribuoi thellesisht ne deshtimin e tij. Pasi deshtoi me te gjitha format u kthye tek dhuna. Montoi nje video nje bisede midis zevendeskryeministrit dhe ish-ministrit Prifti. Ne kete video natyrisht skenari nuk plotesohej dot me zevendeskryeministrin dhe ministrin. Skenari kompletohej po te dilte koka kryeministri dhe paraqet ne kete video me cakallin e tij nje manipulim te ulet sikur bisedohej per ate qe nuk ishte biseduar kurre. Natyrisht kjo ishte nje gje shume e rende dhe qe imitonte ne njefare menyre skenarin hungarez te kryeministrit hungarez. Por kryeministri hungarez ishte ne zerin e tij po fliste ne grupin parlamentare kishte bere nje deklarate me disa te verteta brenda dhe qe njerezit u revoltuan kur moren vesh per ato qe kryeministri kishte thene.
Kurse ketu kryeministri nuk ishte fare dhe pjesa e dyte e videos te dashur qytetare dhe qytetare e manipuluar me fort se e para paraqiste manipulime te tjera. Ne pjesen e pare u implikua kryeministri ne pjesen e dyte duhej bashkeshortja e kryeministrit dhe aty ku ishte Llambi qarte ne ekran shkruhej Lili se mund ta hanin shqiptaret. Pra nderroi gjinia nderroi cdo gje ne menyre qe te kompletohej e plote akuza ndaj familjes se kryeministrit dhe njerezit kishin te drejte sepse nje kryeminister me bashkeshorten e tij kishin shkelur rregulla etike etj.
Ishte i lehte konstatimi kishte disa montime jua kam thene vete perpara. Natyrisht te zene ngushte nga ky akt i shemtuar Top Channel u detyrua te jape segmentin per kryeministrin ku behej fjale per emerimin e drejtorit te KESH-it dhe nuk kishte asnje lidhje me hidrocentralin. Nuk dha pjeset e tjera pjeset e tjera shkuan ne prokurori dhe zevendeskryeministri Meta qe ne fillim i dergoi te nesermen nje leter Kryetares se Parlamentit ku i thoshte se nuk kam imunitet kerkoi doreheqjen i thash jo se ka montim doli montimi dhe ai te mesmen me tha se doreheqjen e kam te pa revokueshme dhe per mendimin tim ishte dinjitoz. Tha se nuk shkon qe te ulem para nje djali apo vajze burri apo gruaje prokuror si zevendeskryeminister une dua te ulem aty si qytetari Ilir Meta.
Tani une ju pyes ju te dashur qytetare dhe qytetare te dashur bashkekombes
A jane keto standarde te nje vendi te lire. A jane keto standarde te nje qeverie demokratike ta supozojme sikur eshte 100 e vertete video cila qeveri ka dhene doreheqje per nje minister kur ky minister eshte paraqitur para organeve te drejtesise. Por ky eshte nje standard qe kur ka ardhur. Ka dale nje problem ka shkuar dhe e ka sqaruar. Cili ka qene reagimi i zotit Rama E para se video nuk eshte e montuar e dyta zoti Meta eshte fajtor sepse duke dhene doreheqjen mori pergjegjesine. Keto dy te paverteta absolute. Mbi kete baze per te realizuar grushtin e tij te shteti aktin me te turpshem ne historine kombetare qe nga viti 24 e deri me sot por viti 24 ishte gjithsej 11 vjet nga pavaresia dhe kuptohet qe shteti ishte ne formim e siperRama mbledh Asamblene Kombetare ju thote se video nuk eshte e manipuluar cakton daten 21 per demonstrate dhe deklaron se popullin nuk do e kontrolloj. Leitnatet e tij haptas deklarojne se do te permbysim qeverine shqiptaret kane degjuar ketu se cfare ultimatumesh na u dhane te gjitheve ne. Kisha vetem nje pergjigje kelyshet e bllokut lehen por qe nuk kafshojne. Ne kuptimin se nuk permbysin dot. U be cdo gje qe te bllokohem ne fjalen time ne menyre te vecante kur une ndalesha tek disa ceshtje vlerash sepse rendomte me ndodh qe me thone njerezit Sali mos u merr me te.
Me se te mos merrem Te dashur qytetar po ju shtroj nje pyetje ketu ne qofte se ne qytetin apo komunen tuaj njeri nga bashkeqytetaret apo bashkefshataret do te dilte zhveshur me te shoqen ne plazh cfare do te thoshit ju per te A do e tregonit ju me gisht ate Une jam i pari njeri kunder cdo lloj lincimi por prape disa vlera jane te perbashketa. Nese ju te dashur qytetar nje bashkeqytetari juaj i lagjes i bllokut i qytetit tuaj do te shkonte ne gjykate dhe do te thoshte se femijen nuk e njoh se eshte i babait tim por nuk do te pranonte te bente analizen per te faktuar nje akuze te tmerrshme qe leshon mbi te atin atehere cfare do ti thoshit ju ketij qytetari qofte ai mjek punetore inxhinier arsimtare peshkatare zejtar apo cfaredo qofte a do ta tregonit te gjithe me gisht. Po pse nuk u thoka kjo per nje njeri qe eshte kaq lart politikisht sa me lart te shkosh aq me keq behet. Une kete kam ceshtje vlere i pelqen si pelqen e kam ceshtje ndergjegje. Une nuk mund te pajtohem me keto dhe te tjera. Nuk kam sajuar dhe nuk do te sajoj kurre qofte edhe nje akuze te vetme jo reale ndaj kundershtareve te mi ka sajuar ka montuar ka bere cdo gje kunder meje dhe ne fund e beri edhe Llambin grua i vuri edhe emrin Lili te bashkeshortes sime dhe do tua paraqiste shqiptareve se dhe ajo ishte e implikuar ne nje problem. Kjo ishte rruga qe ai zgjodhi per te marre karrigen time. Diten para grushtit te shteti ne intervisten time televizive kam deklaruar se do te respektohet teresisht dhe plotesisht protesta e opozites. E deklaroj prape ketu se do te respektohet plotesisht dhe teresisht e drejta e opozites per te protestuar dhe e cdo shqiptari. Nuk levizim ne nga keto vlera kurrsesi por do te marre pergjigjen ligjore cdo dhune. Te dhenat ishin te gjithanshme. Gramos Ruci Skender Gjinushi dhe leitnantet e tjere te tij ndanin para nga te kater anet. Parate ndaheshin nje zarf per transportin rrugor zarfi tjeter per dhunen. Zarfi i transportit kishte 10-20 mije leke sipas distances ndersa zarfi tjeter kishte 200-300 mije lek per guret hurin eksplozivin etj. Te dhenat i kishim te plota se do te perdorin eksploziv se do te perdorin gure se do perdorin hunj dhe se do te marrin Kryeministrine Parlamentin Televizionin Publik dhe disa ministri te rendesishme por keto ishin objektivat.
Filloi protesta sipas skenarit para se te vijne prane Hotel Dajtit filluan te shperndajne hunj u shpernda thuhet nje lloj droge sintetike per kete duhet te behen analizat se per kete nuk kam dijeni u shperndane gure dhe te gjitha mjetet e tjera.
Pasi mbarova nje dreke me nje ambasadore te nje vendi mik u ktheva ne zyre sepse e kisha dite pune por edhe po te mos jete dite pune une do te kthehesha ne zyre sepse me ishte rrethuar zyra dhe po u rrethua zyra une aty duhet te jem aty. Zoti Rama pasi dha shenje sulmoni u instalua ne lokalin e Fidelit. Pese ore ka vazhduar ne menyren me barbare sulmi ndaj kryeministrise. Pese ore lideri i opozites komandonte sulmin pese ore terrori me i papare mbi ata policeanetare te forcave te rendit profesioniste te shkelqyer qe kane bere punen me te jashtezakonshme ne teresi per te marre shqiptaret vizat jane perleshur me bandat me te egra kane fituar simpatine e te gjithe qytetareve dhe nje grup 200-300 vete i gjuante ata me barbari sikur te ishin kriminelet me te medhenj per krimin qe benin se mbronin Keshillin e Ministrave institucionet kushtetuese te vendit. Nderkohe pucisti nga zyra karshi ngrihej dhe i dukej se po i vinte momenti te ulej ne karrigen time. Pese ore nuk levizi vendit i bindur se minuta e shume pritur do te vinte. Nje bllokmen tjeter i ri sipas nje informacioni merr makinen qe pate ju e sjell dhe tani duhej mjeti per te hapur me makine deren e kryeministrise per te hyre brenda ne kryeministri.
E verteta eshte se ajo kryeministri nuk mund te merrej kurre sepse ajo kishte nje mbrojtje absolute te gjithe punonjesit e saj ishin brenda njesite e gardes ishin brenda siper dhe nga te kater anet ajo nuk mund te merrej kurre ishte ne nje mbrojtje totale. Ishte nje marrezi nje cmenduari e nje njeriu te cmenduar qe nuk njeh asnje lloj rregulli dhe kufizimi pervec verberise per tu ulur ne karrigen time me force me dhune.
Garda e Republikes e cila eshte e vetmja force qe ka pergjegjesine per mbrojtjen e territorit brenda gardhit ka qelluar ne ajer nuk ka mbetur njeri i vrare ndonese hyne njerez brenda territorit fatmiresish nuk mbeti njeri aty. Me vone u shpallen nga organizatoret se ka keto te vdekur nga Spitali Ushtarak u informova per viktimat puci deshtoi zoti Rama mbeti ne karrigen e Fidelit nuk mori dot karrigen e kryeministrit. Ky perben aktin e dyte te grushtit te shteti te deshtuar ne historine e shtetit shqiptare. Ne nje grusht shteti mund te mos vritet askush mund te vriten tre mund te vriten tridhjete mund te vriten dhe me shume ai qe hyn ne grusht shteti ai duhet ta kuptoje se i ka hyre fataliteteve. Grushti i shteti eshte grusht shteti kryeministri i vendit ishte ne vendin e tij i fluturonin plumbat mbi seli nuk mund te largohesha perkundrazi erdha ne zyra sic thashe qe isha ne nje dreke me nje ambasador. Ndiej keqardhje te madhe per tre te vraret nuk do te donim asnje kush i vrau si u vrane gjeja e pare qe kam bere pasi ju kam shprehur familjeve ngushellimet i kam kerkuar prokurorise hetim te plote per te zbardhur te gjitha rrethanat mendova se pasi ishte nje mori e pafundme kamerash dhe fotografesh nuk do te ishte e veshtire te qartesohej gjithcka. I kerkoj Sekretarit te Pergjithshem ti dorezoje prokurorise te gjithe sistemin e filmimit perreth qe ka kryeministra te vetin.
Meqe jam ketu dua te garantoj familjaret se organizatori i vrasjes se tyre ka vetem nje emer ky eshte Edvin Rama. Vdiqen te paguar apo te pa paguar ata njerez shpirti i tyre e di le te gjeje paqen e merituar por une jam kryeminister i nje vendi te lire. Ne cdo rrethane une do te kerkoj hetimin per cdo jete te humbur kudo qe te ndodhe dhe kerkova hetim prokurorise garantova se do te kete co lehtesi ne kete hetim besoj se kjo ishte detyra. Dje ne mengjes te dashur qytetar dhe qytetare gjendem para nje situate teresisht te re.
Prokuroria e shteti ne nje kohe te rrufeshme dhjete ore gjithsej nga darka qe deshtoi grushti deri ne oret me te para te mengjesit kishe leshuar 7 urdher arresti per te gjithe zinxhirin e komandes se gardes nga Komandanti i Gardes deri tek ai qe ishte ne fushe. Ministri me informon zoti Rama sinkronisht paralajmeron miting per horrat e gardes dhe kjo ishte nje situate jashtezakonisht te vecante. Ministri i kerkon Prokurores se Pergjithshem se qe te gjithe ata qe kerkon do te vijne per hetim por te arrestohet i gjithe zinxhiri i drejtimit te komandes se gardes do te thote te dekapitosh mbrojtjen e institucioneve do te thote te denosh kolektivisht. Ju garantoj qe secili prej tyre jo qe ska ndermend te levize nga vendi por do te vije te deshmoje sa here ta therrisni ju per hetim. Por nuk kishte filluar asnje hetim as balistike as keqyrje vendi asgje prej gjeje.
Pastaj nje korrespondence mes institucioneve dhe pasdite Prokurorja e Pergjithshem merr ne telefon Drejtorin e Pergjithshem te Policise dhe i kerkon te ekzekutoje vendimin. Drejtori i Pergjithshem i Policise i thote zonje i ke me lapsuse gabime teknike dhe une vendim me lapsusenuk ekzekutoj ndaj po i ri kthej ti rregullosh. 30 minuta me pas del kryetari i opozites Edi Rama del ne konference per shtyp dhe thote se prokurores i kthehet urdhri sepse Drejtori i Pergjithshem i Policise thote se jane lapsuse nuk besoj se kjo eshte menyra e hetimit te paanshem.
Meqe jam ketu une para familjeve te tyre sepse njera nga ata familje perfaqesoi te gjitha familjet perzuri nga dhoma njerin duke i thene kriminel na vrave vellain ik dhe as u skuq e a as u zverdh por doli para mediave dhe tha se Shqiperise i duhen deshmore. shte e regjistruar kjo gje por dua tu them ketyre familjeve se ne menyre absolute do te behet nje hetim me i plote dhe me i miri se cfare pergjegjesie i vini ju Edi Rames qe ftoni njerezit tuaj per ne grusht shteti ajo eshte ne tagrin tuaj pergjegjesia ime eshte qe te behet hetim i plote. Dhe une sot i kam kerkuar Trupit Diplomatik qe te ndihmojne me ekspertet me te mire dhe ne kemi miq te mire qe te vijne dhe te zbardhin teresisht te verteten e ketyre vrasjeve. Ky eshte zotimi im para familjeve te ketyre viktimave per rrethanat qe ata kane marre plumbat per te tjerat le te gjykojne ata vete.
Por dua te informoj shqiptaret se nese jane leshuar gjashte urdhra arresti per denim kolektiv per zinxhirin e komandes se gardes nuk eshte marre asnje ne pergjegjes apo te pyetet asgje nga organizatoret as ata qe kane deklaruar se na duhen 13 mije te vdekur as ata qe kane deklaruar se na duhen martire dhe Shqiperia te nderohet me martir te rinj as ata qe kane deklaruar se popullin nuk do e kontrollojme por do te beje ate qe do as ate qe drejtoi grushtin e shteti nga lokali i Fidelit as ate qe urdheroi momentin sulmin mbi kryeministrine qe e paten te gjithe as ata qe dhane para dhe rekrutuan bashibuzuke dhe mercenare perkundrazi drekojne rendshem me anetare te prokurorise. Pra mendoj se ky eshte nje gabim fatal.
Zonje qe kur je ulur ne ate karrige deri me sot ke hapur me dhjetera procese me administraten dhe qeverine te kam pergezuar te pergezoj dhe do te te pergezoj cdo akt te tille sepse ky eshte interesi jetik i mazhorances ky eshte interesi jetik i vendit por asimetrizmi yt politik ne fushen e krimit ekonomik nuk u gjet kure nuk mund te pranohet kurre ne fushen e nje grushti shteti qe perseriten ne Shqiperi pas 87 vitesh. shte akti me i shemtuar ky eshte akti me i turpshem me kriminal me antikushtetues. Kjo eshte nje mazhorance legjitime eshte nje mazhorance e cila ka nje axhende dhe po ben gjithcka per te konkretizuar kete axhende ndaj dhe te mbash nje qendrim te tille ndaj grushtit te shteti ky eshte absolutisht anesi me pasoja fatale shume te keqija dhe te renda. Neqoftese te parin e toleroj te dytin jo sepse nuk jane me ne loje probleme te mazhorances apo te kryeministrit ketu jane ne loja fate madhore te kombit te shoqerise se shteti. Kjo eshte shume shume e rende.
Zonja dhe zoterinj
Qe po pergatitej dhuna kete e ka ditur cdo shqiptare. Qe te gjithe ju une kemi marre te dhena dhe informata te gjithanshme se po ndaheshin parase po paguheshin se po shkohej dere me dere dhe po ju behej thirrje por kete te dhene nje institucion ne Shqiperi nuk e kishte marre dhe ky eshte Sherbimi Informativ Shqiptare ne te cilin taksapaguesit shqiptare paguajne jo me pak se 1 mije vete. Ky nuk kishte te dhena te gjitha agjensite e huaja mike kishin shprehur shqetesimin e tyre per ecurine. Me daten 20 me shkrese zyrtare SHISH me shkrim i dergon zero te dhena policise se shteti. fare e shurdhoi dhe cfare e verboi cfare ju mbylli syte dhe cfare ju mbylli veshet ketij sherbimi kjo eshte pune e tij. Ndaj ne keto rrethana kur qe nga pardje deri me sot ka vetem zotime te aventurierit dhe pucistit se do te vazhdoje pucet dhe aventuren ne keto rrethana kur diten per dreke ne syte e te gjithe botes pese ore rresht kryeministri i vendit u sulmua nga kryetari i opozites per ti marre karrigen ne keto rrethana kur gjenden para faktit se i vetmi moment hetimi eshte ndeshkimi kolektiv i te gjithe zinxhirit te gardes . Ne keto rrethana kur agjencia kryesore e sherbimit ka dhene zero te dhena sepse sherbimi ushtarak ka dhene te dhenat e tij SHISH i jep zero te dhena policise.
Une ju ftoj ju te ngrini nje komision hetimor parlamentare per te hetuar te gjithe mekanizmin e organizmit te ketij puci. Garantoj prokurorine se nuk do te kete asnje pengim ne hetimin e saj garantoj familjet e viktimave se do te kerkoj ndihmen me te kualifikuar nderkombetare per te zbardhur te verteten e rrethanave te vrasjes se njerezve te tyre. Garantoj shqiptare se rendi kushtetues do te respektohet plotesishtse shteti ligjor do te funksionoje plotesisht se asgje nuk eshte ne rrezik por demi eshte shume i madh. Pas 87 vitesh nje grusht aventurieresh ndermarrin aktit kriminal te turpshem per te rrezuar nje qeveri legjitime. Garantoj Edvin Kristaq Ramen se ne rrethimin pese oresh qe i bere kryeministrit te vendit per ti marre karrigen ke tejkaluar gjithcka ne kete bote ke tejkaluar te gjitha limitet. Ligjet kushtetuta e vendit demokratik mos tento me se ne menyre absolute do te marrsh pergjigjen e merituar te nje pucisti. Uroj dhe deshiroj ne interesin me te mire qe deshtimi i turpshem i rrethimit te nje kryeministri dhe Keshillit te Ministrave te te behet nje mesim per te mos perseritur me ngjarje te tilla. Ligji do te rivendoset plotesisht. Mos gabo te rrethosh institucionet keto jane institucione te burrave dhe grave qe jane vendosur aty me voten e lire te shqiptare keto jane institucione te nje vendi anetare te NATO-s. Ke to jane institucione qe nuk mbrohen vetem nga heronjte e gardes dhe te policise pro nga te gjithe punonjesit e tyre. Nuk mundet qe nje aventure e turpshme e pa ndodhur ne Europe sepse pas luftes se dyte boteror u permbyse sistemi dhe ndodhi edhe ne Shqiperi por nuk kaloi ne grushte shteti ky proces epokal dhe historik nuk u be me grushte shteti ky proces epokal dhe historik u be me procedura te cilat realizoi dhe shembi nje sistem nga me te rendet dhe me mizoret dhe tani pas 20 vitesh nje grusht bllokmenesh te ri nuk duan voten e shqiptareve ata duan pushtetin me cdo kushte
Falenderoj me shume mirenjohje qytetaret e Tirane qe me indiference e tyre bene te deshtoi ky puc shteti por falenderoj dhe ata socialiste qe pane ne sy kurthin e turpshem. Kur pane se kishin ardhur per karrigen e kryetarit me dhune jo qe nuk qendruan afer po qendruan tek Hotel Dajti e tutje i thane kryetarit rri ti me bashibuzuket e tu. Natyrisht demi eshte bere duhet shume pune per ta rikuperuar le te punojme se bashku ne me qytetaret. Ju kerkoj ndjese qytetareve qe une e shtyva manifestimin paqesor te dites se merkure por mora per baze nje kerkese te miqve partnereve te Shqiperise te cilet duan stabilitet ketu pasi kane ketu miliarda investime dhe kane ndihmuar kete vend per te pershkruar distancen me te gjate ne nje kohe me te shkurter se cdo vend tjeter.
Fjala e kryeministrit shqiptar gjate seances se djeshme plenare