E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pergjegjesia per viktimat e atyre qe organizuan protestat

Te shtunen ne darke isha ne shtepi dhe nuk po u besoja syve te mi kur pashe se Shqiperia ishte nder lajmet e para te televizioneve per shkak te demonstrates se te premtes. Me erdhi turp dhe e ndjeva veten te revoltuar ndaj atyre qe kane organizuar kete demonstrate pasi kjo nuk eshte rruga e duhur. Njerezit duhet te respektojne rezultatet e zgjedhjeve te fundit dhe te presin per zgjedhjet e ardhshme per te pare nese zgjidhen. Kjo eshte demokracia. Kam pershtypjen se ata nuk e kane kuptuar cdo te thote te jetosh ne demokraci qe jane duke jetuar ne nje vend demokratik. Kjo me terboi mua pasi Shqiperia po tregohet si nje vend i papjekur. Ata qe po organizojne demonstratat duhet te kene parasysh qe po perdhosin qytetaret e thjeshte te Shqiperise te cilet nuk presin gje tjeter vecse te shkojne ne pune te marrin rrogat e tyre te perpiqen qe ti japin nje arsim dhe edukim te mire femijeve te tyre ne nje klime te favorshme jetese me standarde te larta shkollash. Fatkeqesisht me vjen vertet keq. Une mund tju them se isha duke qare te shtunen para televizorit tim duke pare ato imazhe. Opozita duhet te kujdeset per te miren e popullit. Nuk mendoj se mund te zgjidhet ndonje gje me keto lloj protestash sepse ne keto lloj rrethanash ju nuk mund te evitoni dhune dhe akte kriminale neper demonstrata. Me vjen keq per njerezit qe humben jeten por mendoj se eshte pergjegjesia e atyre qe po organizojne keto protesta pasi qellimi i protestes nuk mund te justifikoje nje sjellje te tille. Duhet qe politikanet te jene pergjegjes pasi shperdorimi apo shfrytezimi i njerezve per interesin partiak kjo nuk eshte ajo cka Shqiperia meriton. Une e kam thene gjithmone dhe e them serish qe eshte e turpshme qe qytetaret e Shqiperise nuk mund te jetojne ne qetesi dhe ne paqe ku secili te kryeje punen e tij. Eumlshte ngjarje shume e trishtueshme dhe shpresoj qe organizatoret te reflektojne per pergjegjesite e tyre.

Kjo eshte vertet e rrezikshme. Ata qe jane ne fuqi tani kane ardhur aty permes zgjedhjeve. Kete e kane pranuar te gjithe dhe ankesat jane prezantuar vetem pas zgjedhjeve dhe pa prova por vetem duke ankuar ne pergjithesi. Demokracia ka nevoje per institucione te qendrueshme dhe keto institucione duhet te respektohen nga te gjithe qytetaret kushdo qe te jete ne pushtet. Nese kjo ndiqet si shembull se si duhet te sillesh ne Shqiperi kjo do te jete nje kthim mbrapa per vendin dhe une nuk dua qe Shqiperia te shkoje mbrapa. Ne nje situate kur ata jane anetare te NATO-s kur kane fituar heqjen e regjimit te vizave dhe ata po sillen si... Nuk dua te bej krahasime sepse jam sinqerisht e trishtuar por mendoj se Shqiperia nuk e meriton kete.

Ishte Parlamenti kryesisht qe u perpoq ta zgjidhte kete ceshtje por si mund ta zgjidhim ne nderkohe qe kjo duhet zgjidhur nga vete forcat politike ne vend. Ato duhet te tregohen mjaftueshmerisht te pjekura qe te zgjidhin problemet dhe jo te shohin vetem problemet partiake. Nese forcat politike do te perqendroheshin per forcimin e qeverisjes se shtetit ligjor krijimin e puneve te punes infrastrukturen energjine cfaredolloj gjeje qe perben jeten e perditshme te qytetareve mendoj se ata nuk do te kishin kohe per te bere protesta te tilla. Kush ka kohe qe te shkoje ne rruge gjithe kohen Vetem ata qe skane gje per te bere ata qe jane detyruar ta bejne kete ose ndoshta jane edhe te paguar per ta bere kete gje. Shpresoj qe kjo te marre fund pasi nuk i sherben as njerit as tjetrit. Edhe ata qe po i organizojne keto demonstrata nuk besoj se do fitojne ndonje rezultat me te mire.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›