Jubileu, Mbretërit botërorë mblidhen në Britaninë e Madhe

12 anëtarë të familjes mbretërore iu bashkuan Mbretëreshës për të mirëpritur sunduesit e 26 shteteve. Në mesin e të ftuarve ishte edhe King Hamad al-Khalifa i Bahrejnit, prezenca e të cilit u kritikua ashpër nga aktivistët e të drejtave të njeriut.
Pallati i Buckingham-it tha se Zyra për Marrëdhëniet me Jashtë e ka miratuar ftesën për Mbretin Hamad.
Një tjetër ftesë që ngjalli reagim ishte ajo për Mbretin Msëati III i Zvazilandit, i cili raportohet se jeton në luks ndërkohë që populli i tij është i uritur.
Dreka do të pasohet nga një darkë me banket, e cila do të shtrohet nga Princi i Uellsit dhe Dukesha e Kornuallit.
Sipas “AFP”-së nuk ka shenja protestash jashtë kështjellës Uinsdor. Por, “BBC” raporton se mund të mbahet një protestë kundër Mbretit të Bahrejnit jashtë Pallatit të Buckinghamit mbrëmjen e të premtes./Start/F. P/
2012-05-18 17:46