Moon ofron mbështetjen për anëtarësimin në BE

Gjatë takimit zyrtar, Presidenti Topi vlerësoi rolin e rëndësishëm të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, zotit Ban Ki-mun në shërbim të komunitetit ndërkombëtar, forcimit të paqes e sigurisë, inkurajimit të zhvillimit të qëndrueshëm dhe respektimit të të drejtave e lirive themelore të njeriut.
Në këtë kuadër, Kreu i Shtetit shqiptar theksoi mbështetjen e Shqipërisë ndaj nismave të tjera dhe hapave të mëtejshëm që Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së do të ndërmarrë gjatë ushtrimit të detyrës së tij të lartë në krye të Organizatës. Më tej, Presidenti shprehu mirënjohje për kontributin e Sekretarit të Përgjithshëm në çështjet kryesore të agjendës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara, për zgjidhjen e krizave në vende të ndryshme të Lindjes së Mesme, Afganistan, Irak, etj, për promovimin e çështjeve të mëdha si ajo e ndryshimit të klimës, apo për çështje të tjera jetike, si të varfërisë, urisë, shëndetit, arsimimit, mbrojtjes dhe respektimit të të drejtave të njeriut, si dhe të një sërë objektivash të tjera.
Nga ana e tij, Sekretari i Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun, duke shprehur kënaqësinë e bisedës me Kryetarin e Shtetit shqiptar dhe duke vlerësuar si të një rëndësie të veçantë këtë takim, vuri në dukje rolin konstruktiv e institucional të Presidentit Topi në arritjet e deritanishme dhe progresin intensiv të Shqipërisë, duke nënvizuar se “janë hedhur hapa të rëndësishëm përpara në zhvillimin ekonomik e social të vendit, sidomos në kuadrin e ndërtimit e konsolidimit të institucioneve shtetërore”.
Me këtë rast, Ban Ki-Mun nënvizoi se Shqipëria po kryen një proces të rëndësishëm e intensiv lobimi, çka do të ndikojë në marrjen sa më shumë të mbështetjeve dhe shkëmbimeve reciproke me vende të ndryshme anëtare të OKB-së, dhe për të cilat “shteti shqiptar do të dijë të shohë e vlerësojë si një mundësi dhe shans sugjerimet e partnerëve evropianë e ndërkombëtarë, duke realizuar reformat e nevojshme dhe duke garantuar një zhvillim të qëndrueshëm ekonomiko-social për qytetarët e tij”.
Gjithashtu, Sekretari i Përgjithshëm, Ban Ki-mun e siguroi Presidentin Topi për mbështetjen e vazhdueshme e të palëkundur të OKB-së në të gjitha proceset e zhvillimit demokratik të Shqipërisë, duke shprehur bindjen se me vendosmërinë dhe vullnetin e duhur, shqiptarët do të arrijnë qëllimin e tyre madhor kombëtar: integrimin në Bashkimin Evropian. /Start/
2012-05-18 20:05