Shkodër- Ndërtimet pa leje, procesi i legalizimit po shkon drejt përfundimit
Shkodër- Procesi i legalizimëve të ndertimeve pa leje po vazhdon në qytetin e Shkodres, por vetëm për banesat e ndërtuara para viti 2007.
Nga ana e tij drejtori i legalizimeve për Qarkun e Shkodrës, Agron Akçia deklaroi se procesi është në fazen përmbyllëse dhe se janë shqyrtuar pjesa më e madhe e dosjeve të paraqitura nga qytetarët e Qarkut.
“Pjesa që bën pjesë në vetdeklarim janë rreth 20.000 objekte, por në këtë fazë janë objektet që nuk ndodhen në zonat turistike”- tha Akçia.
Ai shton se disa nga qytetarët kanë deklarar se objekti është ndertuar në pronën e tyre, por gjatë verifikimit s’ka rezultuar kështu. Fenomen ky që sipas tij është i përhapur në rrethin e Malcisë së Madhe. Po ashtu shqetesues është edhe niveli mjaft i ulët i shlyerjes së detyrimeve financiare nga qytetarët që kërkojnë të legalizojnë ndërtimet e tyre pa leje, cilësia e këtyre ndërtimeve dhe infrastruktura që i rrethon.
Drejtori Akçia shtoi se deri në fund të këtij viti procesi do të mbyllet. ”Deklaroj me bindje të plotë që brenda viti Bashkia e Shkodres dhe ajo e Koplikut do të mbyllet procesi i legalizimit të pakten në masen 90-95%”- tha Akçia.
Përfaqësues të Agjencisë së Legalizimëve në Shkodër po vazhdojnë hedhjen e të dhenave dhe shprehen se po punojnë duke u bazuar në hartat dixhitale të bëra deri në vitin 2007, dhe në vetë deklarimet e qytetarëve.
“Për realizimin e procesit tonë ne përdorim hartat dixhitale harten e realizuar nga fotografimi ajor deri në vitin 2007, dhe kjo bën që ne të mos legalizojmë asnjë objekt që është ndërtu pas këtij viti.”- shprehet përfaqësuesja e Agjencisë.
No related posts.