E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jugu i vendit pa energji

Kompania CEZ Shpërndarje bëri me dije se për shkak të motit të keq, është shkaktuar një defekt i rëndë në linjën 110 kv Bistricë-Gjirokastër.

Për pasojë, ka mbetur pa energji elektrike, Gjirokastra, Dropulli, Libohova, Lunxhëria, Lazarati, Grapshi, etj.

Ekipe të CEZ Shpërndarje po bashkëpunojnë intensivisht me ekipet e OST-së për riparimin sa më të shpejtë të defektit në linjën 11kv të OST-së. CEZ Shpërndarje rikujton se ky defekt është përgjegjësi e Operatorit të Transmetimit të Tensionit të Lartë. /Start/

                                                                                             2011-12-22 16:19
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›