E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi voton Totozanin për Avokat të Popullit

 Igli Totozani, mori 127 vota në Parlament, kundrejt dy votave kundër.

Ai u propozua nga Partia Socialiste pak ditë më parë, nga një garë e hapur publike me emra që sipas kësaj partie, vinin nga shoqëria civile. Megjithëse kryeministri i kundërshtoi këtë, duke marrë shkasë edhe nga qëndrimet e Totozanit në shtyp.

Wollfarth: Ky është një hap madhor përpara

Menjëherë pas përzgjedhjes nga Kuvendit, reagoi edhe shefi i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadori Eugen Wollfarth. “Ky është një hap madhor përpara në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të qytetarëve shqiptarë, të cilët do të keni tashmë mbështetje më të fortë në përballjen me veprimet e parregullta të administratës zgjedhore”, tha Wollfarth, i cili ka bërë thirrje për plotësimin e vendit bosh të Avokatit të Popullit, që prej fillimit të punës së tij në Shqipëri, në vitin 2010.

“Është për t’u përgëzuar që shumica qeverisëse dhe opozita arritën një kompromis për këtë emërim të rëndësishëm”, shtoi ai. “Votim konsensual i sotëm tregon se si dialogu mes dy blloqeve kryesore politike mund të japë rezultate në dobi të popullit të Shqipërisë”. Wollfarth theksoi se Prezenca e OSBE-së mbetet e gatshme për të vijuar mbështetjen për Zyrën e Avokatit të Popullit. /Start/

                                                                                             2011-12-22 16:52
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›