Rama e Ruçi diktojnë votën “pro”
16/11/2011 Ligjet me 3/5-at, deputetët socialistë debate në mbledhjen e grupit parlamentar
Deputeti Xhafa kundërshton “urdhrin”, e mbështesin Gjiknuri, Peza, Lutaj
Vota “pro” ligjeve me 3/5-at në Kuvend kthehet në mollë sherri për grupin parlamentar të Partisë Socialiste. Kursi i ri i lidershipit socialist për të votuar në mbështetje të projektligjeve që ka sjellë shumica parlamentare ka shkaktuar mjaft pakënaqësi brenda radhëve të grupit kuvendor të kësaj partie. Të mbledhur dje në mesditë, deputetët e Partisë Socialiste kanë debatuar mbi votimin e projektligjeve për kodet. Ndërkohë në fjalën e tij përpara grupit parlamentar të PS-së Rama përshëndeti marrëveshjen e arritur mes partisë së drejtuar prej tij dhe asaj Demokratike.
Debati
Grupi parlamentar i PS-së zhvilloi dje mbledhjen e tij të radhës, ku diskutoi mbi axhendën parlamentare. Burime pranë këtij grupi bënë me dije se ndryshimi i pozicionit të PS-së përballë ligjeve që kërkojnë votim me 3/5-at në Kuvend, e konkretisht projektligjet për kodet, ka shkaktuar jo pak debate në këtë mbledhje. Mësohet se deputeti Fatmir Xhafaj ka kundërshtuar votën “pro” këtyre projektligjeve. Sipas tij, këto nisma duhet të kthehen për shqyrtim në komisionet parlamentare, ku të bëhen rregullimet e nevojshme, pasi në formën aktuale janë projektligje shumë të dobëta. Madje, në vlerësim e tij, nëse deri dje PS-ja kishte një qëndrim për mosvotimin e tyre pikërisht për këtë arsye, tashmë ndryshimi i kursit nuk është aspak serioz. Në një linjë të tillë janë shprehur dhe deputetët Dashamir Peza, Damian Gjiknuri, Pirro Lutaj. Në gjykimin e deputetëve socialistë këto projektligje kanë mjaft probleme. Ndërkohë, duke iu referuar pikërisht vendimit të Këshillit të Ministrave për skafet, ligjvënësit socialistë kërkojnë që një vendim i tillë nuk mund të merret vetëm nga ekzekutivi, por të jetë një ligj që të kërkojë shumicë të cilësuar në Kuvend. Por mësohet se kundrejt këtyre pretendimeve ka ardhur dhe “urdhri” i kreut të PS-së Edi Rama dhe kryetarit të grupit kuvendor socialist Gramoz Ruçi, të cilët kanë deklaruar se votimi pro këtyre projektligjeve është vendosur në marrëveshjen mes palëve.
Deklarata
Kryetari i PS-së, Edi Rama, bëri me dije se kjo forcë parlamentare ka bërë gati një paketë propozimesh për projektbuxhetin 2012. Gjithashtu ai u kërkoi deputetëve që ta konsiderojnë si një hap pozitiv arritjen e konsensusit për 3 nga 10 pikat e paktit të ofruar nga PS-ja. Ndërkohë Rama akuzoi togat e zeza se po përpiqen që t’u mbyllin gojën deputetëve të opozitës me anë të gjobave vetëm pse këta të fundit po denoncojnë korrupsionin qeveritar. Në fund të mbledhjes së grupit parlamentar deputetët Pandeli Majko e Asllan Dogjani organizuan një koktej për kolegët e tyre me rastin e ditëlindjes. “Me një notë të gëzuar, lejomëni t’ju uroj ditëlindjen Pandeli Majkos, ideatorit të rrugës Durrës–Kukës, dhe Asllan Dogjanit, deputetit të Kukësit. Edhe 100 që të dyve!” - uroi Rama.
Zgjedhja e kandidaturës së Avokati i Popullit
“Reformë shtetndërtuese përmes ligjeve që kërkojnë 3/5-at, duke dhënë të gjithë kontributin bazuar në kalendarin e miratuar dje nga Konferenca e Kryetarëve të grupeve kuvendore. Propozoj ngritjen e një komisioni ‘ad hoc’ të përbërë nga deputetët Eglantina Gjermeni, Besnik Baraj, Astrit Beci dhe anëtarët e Asamblesë Kombëtare Mimoza Hafizi dhe Gëzim Tushi për thithjen, shqyrtimin dhe seleksionimin e kandidaturave për Avokat të Popullit.”
Kosntituimi i qarqeve Fier e Gjirokastër
“Pasi kam dëgjuar grupin e deputetëve të Fierit dhe të Gjirokastrës për bllokimin mafioz të procesit të konstituimit të qarqeve përkatëse, me qëllim përmbysjen e rezultatit të zgjedhjeve, që nxorën fitues kandidatët për kryetarë qarqesh të opozitës, u bëj thirrje Saliut dhe Ilir Metës të ndalin hordhitë e banditëve lokalë të lëshuar dyerve të këshilltarëve me para e me dru për t’u ndërruar votën, si dhe të tërheqin Tomat dhe Sashenkat, që kërkojnë ndryshim rezultati.”
Gjobat ndaj deputetëve të PS-së
“Një gjë dua t’u them me plot gojën këtij soji të ulët togëzinj dhe togëzezash. E siguroj çdo dallkauk dhe puthadorë, që i bie çekiçit përditë për të marrë më qafë këdo që s’ka pushtet dhe para për xhepat e vet të pistë, se drejtësia në Shqipëri do të vihet në një ditë jo të largët. Do të vihet duke filluar nga ndarja e pushtetit gjyqësor me gjykatësit e padenjë, që i kanë lënë mëkatet e tyre me shkrim dhe me vula në malin e dosjeve të padrejtësive të gjithë këtyre viteve.”
PSV mbështet marrëveshjen PS-PD
Reforma zgjedhore, Rama thërret në tryezë aleatët e majtë
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, thirri dje në një takim informal aleatët e majtë. Ditën e djeshme u panë të vijnë në selinë rozë kryetari i PSD-së, Skënder Gjinushi, kreu i PDS-së, Paskal Milo dhe ai i PDK-së Nard Ndoka. Ky takim erdhi menjëherë pas marrëveshjes së arritur mes dy forcave kryesore parlamentare, ku pjesë e rëndësishme e saj është nisja nga puna për hartimin e reformës së re zgjedhore. Burime pranë kësaj mbledhjeje bënë me dije se bisedimet prej rreth dy orësh në selinë e PS-së u përqendruan më së shumti në këtë pikë, ku Rama ka informuar aleatët e tij lidhur me kushtet në të cilat konsiston marrëveshja mes PS-së e PD-së. Nga ana tjetër, nisur nga fakti se aleatët e majtë i kanë kërkuar lidershipit socialist që në bisedimet me kundërshtarin politik të përfshijë si pjesë të diskutimeve dhe ndryshimin e sistemi zgjedhor, bëhet e ditur se mbi këtë çështje drejtuesit e majtë u informuan me qëndrimin e aleates së tyre. Mësohet se Rama ka garantuar aleatët e tij se do të respektohet platforma e nënshkruar nga drejtuesit e Opozitës së Bashkuar. Ndërkohë një prej aleatëve të Socialistëve, e konkretisht PSV-ja, përshëndeti marrëveshjen e arritur mes PS-së e PD-së për ngritjen e komisionit parlamentar për reformën zgjedhore. “PSV-ja gjykon se marrëveshja e bërë publike lidhur me procesin e ngritjes së komisionit duhet të shoqërohet me transparencën e kuadrit të përmbajtjes së reformës. Konsensusi në vetvete nuk përbën objektiv, por thjesht instrument politik. Objektiv mbetet realizimi i një reforme që garanton pluralizëm antimonopol dhe proces zgjedhor të ndershëm, që pasqyron vullnetin politik të sovranit”, - theksohej në deklaratën për shtyp të kësaj partie.