Vdekja e volejbollistit, arrestohen dy mjekë

E ëma e Juxhinit duke folur per gazeten Panorama
DURRES- Me vendim të Gjykatës së Durrësit janë arrestuar sot dy mjekë të cilët dyshohen se kanë mjekuar gabimisht volejbollistin durrsak, Juxhin Guza. Sipas policisë janë arrestuar mjekët, Dalip Çela, kirurg dhe mjeku reanimator, Nuri Qyra, pasi dyshohet se si pasojë e mjekimit të tyre të gabuar ka gjetur vdekjen volejbollisti durrsak, Juxhin Guza.
Volejbollisti kishte mbërritur ne spital, pasi ishte qëlluar disa herë me thikë në hyrjen e pallatit ku jetonte. Vetëm pak kohë më parë nëpërmjet një interviste për gazetën Panorama, e ëma e Juxhinit, Irma Guza akuzoi mjekët se nuk kishin bërë sa duhet për të shpëtuar djalin e saj.
Sipas saj, pas disa orësh në spital, ajo e priste të birin ti kthehej në shtëpi, sepse mjekët vetë i kishin konfirmuar se ai ishte jashtë rrezikut për jetën.
Një shumë prej 30 mijë eurosh ka vënë në dispozicion Policia e Durrësit për çdo informator mbi autorët e krimit ndaj volejbollistit Juxhin Guza. Me gjithë shoqërimet në polici të të dyshuarve, nuk ka asnjë person të vënë në pranga për krimin që tronditi të gjithë qytetarët durrsakë e më gjerë.