E Diel, 1 Nëntor 2026

Julian Assange, themelues i “WikiLeaks”: “Mbrojmë burimet konfidenciale të luftës në Afganistan”



Në një intervistë për “Der Spiegel”, Julian Assange, themelues i “WikiLeaks” diskuton vendimin e tij për të botuar shkrimet e luftës në Afganistan, ekuilibrin e vështirë mes interesit publik dhe nevojën për sekrete shtetërore, por edhe arsyen pse ai beson se njerëzit të cilët mbështesin luftën janë më të rrezikëm se ai.

SPIEGEL: Jeni të vendosur të botoni një sasi të dhënash lidhur me luftën në Afganistan. Cili është motivi?

Assange: Këto të dhëna janë tepër të rëndësishme dhe përshkruajnë në mënyrë të plotë luftën atje, me pak fjalë, ata janë ende në kohë të ndryshojnë diçka për mirë. Ata mbulojnë më shumë se 90.000 incidente të ndryshme, së bashku me vende të sakta gjeografike. Këto informacione do të ndryshojnë perspektivën për luftën jo vetëm në Afganistan, por edhe në të gjitha luftërat e së ardhmes.

SPIEGEL: A mendoni se publikimi i këtyre të dhënave do të ndikojnë në vendimmarrësit e politikës?

Assange: Po. Ky material hedh dritë mbi brutalitetin e përditshëm dhe mjerimin e luftës. Arkivi do të ndryshojë mendimin publik dhe kjo do të ndryshojë mendimin e njerëzve në pozitat e ndikimit politik dhe diplomatik.

SPIEGEL: Mos po pretendoni më shumë seç duhet lidhur me të dhënat?

Assange: Ekziston një shpresë për t’i dhënë fund luftës në Afganistan. Ky informacion nuk do të mjaftojë për ta bërë këtë, por do të vërë në lëvizje vullnetin politik në mënyrë të konsiderueshme.

SPIEGEL: Materiali përmban informacion sekret ushtarak dhe emra burimesh. Duke e publikuar atë, nuk janë në rrezik për jetën trupat ndërkombëtare dhe informatorët e tyre në Afganistan?

Assange: Dokumentet për Kabulin nuk përmbajnë informacion në lidhje me lëvizjet aktuale të trupave. Burimi shkoi drejt minimizimit të procesit të dëmtimit dhe na ka udhëzuar për të kryer rishikimin tonë të zakonshëm, për të na siguruar që nuk kishte asnjë shans që të dëmtohen njerëzit e pafajshëm. Ne e kuptojmë rëndësinë e mbrojtjes së burimeve konfidenciale dhe ne e kuptojmë se pse është e rëndësishme për të mbrojtur trupat amerikane dhe disa burime të ISAF-it.

SPIEGEL: Pra, në veçanti çfarë keni bërë për të minimizuar ndonjë dëm të mundshëm?

Assange: Ne kemi identifikuar raste kur mund të ketë një shans për të mos dëmtuar njërëzit e pafajshëm. Këto shënime janë identifikuar dhe përpunohen në përputhje me rrethanat.

SPIEGEL: A ka diçka që ju mendoni se është tërësisht sekret shtetëror?

Assange: Ekziston një procedurë për ligjshmërinë e sekreteve shtetërore, ekziston edhe një procedurë ligjore për zbulimin e tyre. Për fat të keq, ata që kryejnë abuzimet kundër njerëzimit apo kundër ligjit bëjnë të mundur fshehjen e informacioneve shtetërore, në mënyrë që të lehtësojnë abuzimet e tyre. Njerëzit e ndërgjegjshëm gjithmonë kanë publikuar abuzimet, duke injoruar në këtë mënyrë edhe atë që vjen më pas. Nuk është “WikiLeaks” që vendos të zbulojë diçka. Bëhet fjalë për një dissident që vendos të zbulojë këto të dhëna. Detyra jonë është të sigurojnë këta individë se janë të sigurt dhe e vërteta historike nuk mund të hidhet poshtë.

SPIEGEL: Por në fund dikush duhet të vendosë nëse informacionin do ta botoni ose jo. Kush i përcakton kriteret? “WikiLeaks” e konsideron veten të jetë një pionier kur është fjala për lirinë e informacionit, por ajo ka mungesë transparence në vendimet e saj për publikime.

Assange: Ne jemi të qartë se çfarë do të publikojmë dhe se çfarë jo. Ne nuk kemi mundësi për të marrë vendime editoriale adhoc. Cilat organizata të tjera të shtypit kanë standarde të tilla? Çdokush duhet të përpiqet të ndjekë shembullin tonë.

SPIEGEL: Problemi është se është e vështirë për të ruajtur përgjegjshmërinë e “WikiLeaks”. Ju operoni në vende që ju ofrojnë mbrojtje të gjerë. A e konsideron “WikiLeaks” veten mbi ligjin?

Assange: “WikiLeaks” nuk ekziston në hapësirë. Ne jemi tokësorë, jetojmë në vende të ndryshme dhe në shtete të ndryshme ekzistojnë ligje të ndryshme. Ne jemi sfiduar ligjërisht në vende të ndryshme dhe kemi fituar çdo sfidë. Janë gjykatat ato që vendosin për ligjin, jo korporatat apo gjeneralët. Ligji, i shprehur nga kushtetutat dhe gjykatat është në anën tonë.

SPIEGEL: Gjatë Luftës në Vietnam, presidenti amerikan Riçard Nikson, dikur i quajtur Daniel Ellsberg, u konsiderua njeriu më i rrezikshëm i Amerikës. A jeni ju sot njeriu më i rrezikshëm ose më i rrezikuar?

Assange: Njerëzit më të rrezikshëm janë ata në krye të luftës. Dhe ata duhet të ndalen. Nëse kjo më bën të dukem i rrezikshëm në sytë e tyre, ky është mendimi i tyre.

SPIEGEL: Ju keni pasur një jetë të rehatshme dhe pa probleme. Pse vendosët ta vinit në jetë projektin e “WikiLeaks”?

Assange: Jetojmë vetëm një herë. Duhet të bëjmë diçka që u shërben pozitivisht të tjerëve në mënyrë që të gjejmë kënaqsinë e të jetuarit. Kjo është temperamentin tim. Më pëlqen të krijoj sisteme në një shkallë të madhe dhe më pëlqen të ndihmoj njerëzit e pambrojtur. Më pëlqen të demaskoj njerëzit e pamëshirshëm, prandaj i gjithë ky mission vlen.

Përgatiti: Blerina Olldashi

11 Gusht 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›