E Diel, 1 Nëntor 2026

Festivali i filmit të 63-të në Lokarno rrezaton magjinë e kinemasë



Në Lokarno merr hov ndjesia e pushimeve. Festivali zviceran i filmit në Lago Maxhore është një pikëtakimi shumë gjuhësor duke tërhequr kineastët italianë, gjermanë e francezë. Ky festival nuk dallohet aq për shkëlqimin e kohës, por ai tërheq vëmendjen me retrospektivat madhështore të veprave themeltare të kinematografisë. Sivjet gjithçka është përqendruar tek Ernst Lubitsch. Lubitsch ka qenë një aktor dhe kineast gjermano-amerikan. Ai emigroi në Hollivud në vitet 1920. I njohur Lubitsch u bë me filmin si parodia e nazistëve "Të jesh apo të mos jesh" dhe me filmin muzikor "Vejusha gazmore". Festivali i filmit në Lokarno tërheq publikun edhe me yjet e Hollivudit si John C. Reilly, i cili u entuziazmua aq shumë sivjet sa krejt spontanisht e zgjati qëndrimin e tij. Suksesin e Festivalit të 63-të të Filmit në Lokarno John C. Reilly e përkufizoi përmbledhtas: "Këtu rrezaton vërtetë magjia e kinemasë”. Aktori prezantoi përpara gati 9000 spektatorëve filmin e tij të ri «Cyrus». Filmi i Relly u prit me entuziazëm nga publiku. Ai luan rolin e John një burrë në fund të dyzetave, i cili vuan prej vetmisë. Një dashuri e papritur i jep atij forca të reja. Por i biri i rritur reagon me xhelozi ndaj babait të dashuruar. Situata bëhet dramatike: por humori dhe ndjenja i japin rrjedhës së ngjarjeve nota të këndshme lehtësimi. Jashtë konkurrencës në Lokarno shfaqet edhe komedia e vëllezërve Mark dhe Jay Duplass, e cila në vjeshtë do të shfaqet në kinematë gjermane. Në garën ndërkombëtare të Festivalit të Filmit në Lokarno deri më 14 gusht konkurrojnë 18 filma për leopardin e argjendtë dhe të artë. Festivali sivjet karakterizohet nga filma plot dhunë dhe seks. Deri tani publiku ka shprehur veçanërisht entuziazëm për filmin «La petite chambre», një koproduksion zvicernao-luksemburgas i regjisoreve Stéphanie Chuat dhe Véronique Reymond. Filmi bën fjalë për takimin e një burri të moshuar dhe një gruaje të re, e cila pas lindjes së një foshnje të vdekur ka humbur ekuilibrin. Inskenimi përfshin të gjitha klishetë, por entuziazmon veçanërisht me aktorët, prej të cilëve kryeson francezja e njohur Michel Bouquet. Bilanci i pjesës së parë të Festivalit të 63-të Lokarnos është mjaft pozitiv. Drejtori i ri artistik Olivier Père ka përgatitur një program interesant dhe me mjaft pretendim.
Aktori Andonis Kafexopulos mori çmimin e parë në Festivalin e Lokarnos 2009
Me një çmim të rëndësishëm për Greqinë dhe për filmin grek ka përfunduar Festivali i 62-të i Filmit në Lokarno. Çmimin për aktorin më të mirë e ka marr aktori grek Andonis Kafexopulos për interpretimin e tij në filmin e regjisorit grek Filipo Cito me titullin “Akademia Platonos”. Ky film mori edhe çmimin e Jurisë të të Rinjve.
Çmimin e parë të Festivalit e mori filmi She,A Chinese e regjisores Xiaolu Guo, ndërsa çmimin për regjinë më të mirë e ka marr regjisori rus Aleksei Mizgirev për filmin Buben Baraban. Çmimin për aktoren më të mirë e ka marr aktorja holandeze Lote Verbek.

Çelet java e muzikës britanike

British Council, Vodafone dhe Club FM hapin javën e muzikës britanike me koncerte live të grupeve angleze Tankus the Henge dhe The Martin Harley Band. Sonte në hotel “Rogner” në Tiranë, starton një maratonë koncertesh që do të mbahen më tej dhe në Sarandë në 12 Gusht, në Vlorë në 13 Gusht, në Durrës në 14 Gusht dhe në Korçë në 15 Gusht. Përveç dy bandave që do të performojnë në të gjitha aktivitetet nëpër qytetet kryesore të vendit do të luajë edhe DJ Piko nga Club FM. Koncertet nëpër rrethe do të jenë të hapur për të gjithë të rinjtë dhe pushuesit që vendosin të kalojnë një mbrëmje ritmike me muzike te zgjedhur nga dy nder bandat me suksesshme në Britaninë e Madhe.
Java e muzikës britanike e organizuar nga British Council, Vodafone dhe Club FM sjell gjithashtu një risi për të gjithë admiruesit e muzikës bashkëkohore. Çdo të shtunë nga ora 19.00 deri në 21.00 ekskluzivisht në radion Club FM do të transmetohet programi ‘Selector’ me muzikën më të mirë nga Britania e Madhe. “Selector” sjell të gjitha stilet e muzikës bashkëkohore si dhe ka realizuar intervista me disa nga artistët më të suksesshëm britanike, si Goldfrapp, Elboë, Estelle, Nitin Saëhney, Blur, Jazzie B dhe Ëiley etj.
Rreth bandës “The Martin Harley Band”
The Martin Harley Band është një trio akustike me një talent të veçantë repertori i të cilëve përmban disa nga stilet e muzikës, nga blues tek jazz apo folk, por luajnë edhe kompozimet e tyre. Audiencat ne mbare boten ku banda luan live janë dëshmitarë të një spektakli energjik dhe zbavitës. The Martin Harley Band mbërrijnë në Tiranë pas tureve ne France, Gjermani, Itali, Barbedos dhe Australi.
Rreth bandës “Tankus the Henge”
Banda Londineze Tankus the Henge krijojnë përzierjen e tyre te stileve muzikore nga freeform jazz-noise tek ritmet e valsit. Koncertet e tyre live vlerësohen si legjendare dhe krejtësisht të veçanta shpeshherë shumëngjyrëshe dhe kaotike.
Kalendari:
Tirana 11 Gusht, 0ra 20.30 Rotel Rogner
Saranda 12 Gusht, ora 20:30 Sheshi i Limanit
Vlorë 13 Gusht, ora 20:30 Sheshi pranë Shkollës së Marinës
Durrës 14 Gusht, ora 20:30 Sheshi Taulantia
Korçë 15 Gusht, ora 20:30 Parku Rinia

“Projekt 35”, ekspozitë videosh nga 19 artistë
Në këtë stinë të nxehtë, 19 artistë nga vende të ndryshme të botës përpiqen të shkundin apatinë kulturore, që ka përfshirë kryeqytetin. Bëhet fjalë për “Projekt 35”, që zhvillohet në datat 16 dhe 17 gusht. Sipas organizatorëve Independent Curators International, Eriola Pira dhe Arbër Zaimi, “Projekti 35” është një ekspozitë në zhvillim e sipër videosh arti të përzgjedhura nga 35 kuratorë ndërkombëtarë dhe e ndërtuar në një format fleksibël prezantimi, gjë që reflekton shumëllojshmërinë dhe natyrën e veçantë e hapësirave të shumta artistike kombëtare dhe ndërkombëtare me të cilat ICI bashkëpunon.” Seleksionimi rezultues është ndarë në 4 instalime dhe po prezantohet njëkohësisht në një numër vendesh e mënyrash, që sa vjen e rritet. “Projekti 35” në Tiranë do të prezantohet në dy hapësira dhe kohë të ndryshme: Qendra Sociale dhe “E Për7shmja”, të cilat edhe pse nuk e kanë artin pamor fokus themelor të tyrin, reflektojnë fleksibilitetin e një ndërthurjeje të subjektit artistik me subjektin politik në një krah dhe një përshtatje të artit sipas kushteve poetike në krahun tjetër. Në zhvillimin e “Projektit 35”, ICI (Independent Curators International) ka reflektuar mbi historinë e saj 35-vjeçare dhe interesin mbi videon si medium, që jo vetëm u jep artistëve mundësinë për eksperimentim, por që mund po ashtu të shpërndahet lehtë dhe gjerë. Për më tepër, projekti mbështetet mbi rrjetin e gjerë e ICI të kuratorëve për të hartuar një kompleksitet të lidhjeve artistike dhe globale mes praktikantëve, si dhe përpiqet të demonstrojë përmasën videos si një prej mediumeve më të rëndësishme dhe më të përhapura për artin bashkëkohor. Në Shqipëri shfaqja e “Projektit 35” sjell 19 artistë nën kujdesin e 17 kuratorëve si dhe një videoje të re të artistit shqiptar, Irgin Sena, përzgjedhur nga organizatorja, Eriola Pira.
Një dëshirë kolektive për të komunikuar, për të ndarë perspektiva apo këndvështrime, është evidente në “Projekt 35” në subjektin, tematikën dhe formatin specifik që secili prej artistëve ka përzgjedhur të trajtojë. Këto punë paraqesin shumanshmërinë e qasjeve të artistëve ndaj mediumit të videos, duke përdorur teknika të ndryshme animacioni, duke marrë nga gjuha e kinemasë, performancës si dhe YouTube për të prodhuar punë që thurin diçka midis dokumentimit dhe fiktives.

Filmi shqiptar, një javë në qytetet pa kinema

Filma artistikë, dokumentarë dhe të animuar, prodhime të viteve të fundit, do të jenë pjesë e aktivitetit “Java e filmit shqiptar”, që do të mbahet në periudhën shtator-tetor. Regjisori Kujtim Gjonaj tregon se ky aktivitet do të mbahet në qytetet shqiptare ku nuk ka kinema, duke synuar një sensibilizim dhe edukim të publikut me ekranin e madh.
Një nga projektet që bordi i Qendrës Kombëtare Kinematografike ka miratuar për financim është edhe “Java e filmit shqiptar”. Organizuesi, regjisori Kujtim Gjonaj, shprehet se bëhet fjalë për një aktivitet festiv dhe jo një festival ku ka garë dhe çmime.
Në thelbin e vet, java apo ditët e filmit shqiptar synojnë të çojnë filmat artistikë, dokumentarët dhe të animuar, prodhime të dy viteve të fundit në qytetet shqiptare ku nuk ka kinema.

.

11 Gusht 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›