E Diel, 1 Nëntor 2026

Julian Deda: Verejtjet, ngacmimet dhe komplimentet qe marr ne Facebook Albina Gjergji

Eshte padiskutim fenomen i momentit. Rrjeti social me i popullarizuar ne bote, Facebook, duket se eshte kthyer ne nje virus, perpara te cilit te gjithe ndjehemi te dobet. Sapo shohim sinjalin e kuq… “notificiation” eshte e pamundur te mos kuriozohemi e te mos klikojme mbi te per te pare kush ka shkruar, cfare ka shkruar dhe pse ka shkruar. Ne pune, ne kafe, ne restorant, ne rruge, ne krevat, ne disko… me celular ne dore te gjitheve na ka ndodhur te ndajme me njeri-tjetrin momente nga jeta jone. Por, jo vetem nga jeta private! Edhe ne aspektin profesional, Facebook eshte kthyer ne nje pasqyre te dhenash, ku ne kohe reale jep dhe merr informacione nga me te ndryshmet. Po personazhet publike, (te cilet deri para pak kohesh rezervoheshin qe te ndanin jeten e tyre private me dashamiresit) sa te dhene jane pas Facebook? Sa kohe shpenzojne dhe a kane krijuar varesi nga ky rrjet social? Kur kane hapur nje acount per here te pare dhe me cfare qellimi? I pari qe u pergjigjet drejterperdejte, jo vetem ketyre pyetjeve eshte Julian Deda, aktori i talentuar shkodran.

Kur ke hapur per here te pare nje acount FB?

Mesa mbaj mend ne vitin 2009. Isha komplet kunder ketyre rrjeteve sociale, por e kisha gabim, sepse Facebook eshte nje mjet shume i mire komunikimi.

Sa adresa Facebook-u ke?

Kam 2 adresa. Nje qe e perdor shume shpesh, tjetren nuk e perdor pothuajse fare. Po ashtu kam edhe nje “fan page”, te cilen une e perdor cdo dite per te komunikuar me dashamiresit e mi dhe qe numri i tyre rritet perdite.

Sa kohe shpenzon ne internet?

Nuk mund te them se shpenzoj shume. Ka raste qe nuk futem fare, por ne pergjithesi shfrytezoj darken per te naviguar. Eshte momenti, pasi kam mbaruar cdo pune.

Sa miq ke?

Shume. Nga 4.900 per cdo adrese. Gjithashtu kam edhe “fan page-n”, qe jane me shume. Me pak fjale, nese futem online, kam me ke te bisedoj. Gjithmone kam qindra te tjere online qe shkembejme komente.

Me shume te njohur, apo te panjohur?

Sigurisht qe me shume jane te panjohur, por duke komunikuar shpesh me ta, disa prej tyre me duket sikur i njoh prej kohesh edhe pse nuk i kam takuar kurre. Shpresoj te me njohin ata mua te pakten (qesh).

Je i varur nga Facebook-u?

Jo, nuk jam i varur. Mund te kalojne disa dite dhe nuk futem fare, por duhet thene qe rrjetet sociale luajne nje rol shume te madh ne komunikimin e njerezve. Gjithcka eshte me e lehte per t’u gjetur dhe per t’u kontaktuar tani. Megjithate, varesia eshte e demshme.

Pranon cdo kerkese miqesie?

Jo, per fat te keq jo, sepse vete Facebook ka nje limit dhe nuk te lejon. Do perpiqem ta marr ne telefon Zuckerberg-un, qe ta shtoje numrin e friends-ve qe pranohen (qesh), por eshte “fan page”, qe ze pafund, keshtu qe njesoj eshte.

Facebook-un e shikon me shume si nje mjet argetues, informues, apo promovues?

Ne fakt eshte pak nga te gjitha, por une do preferoja ta quaja dominuesi i rrjeteve sociale.

Per cfare te sherben me shume?

Absolutisht per te komunikuar me publikun tim. Per kete me sherben ne menyre perfekte.

Duke qene person publik, merrni shume sms ne dite?

Marr pafund, por sidomos marr shume “friend request”!

U pergjigjesh te gjithe sms?

Nganjehere nuk kam mundesi t’u pergjigjem te gjitheve dhe u kerkoj ndjese per kete. Ka edhe sms komplimentuese, qe nganjehere s’kane nevoje per pergjigje, por ka edhe shume pyetje ne lidhje me mua dhe punen time.

Po komenteve?

Komenteve u pergjigjem ne grup. Per shembull kur hedh nje status mund te rikomentoj aty, mbasi kane komentuar te pakten 10, ose 20 vete, sepse nuk u pergjigjem dot nje per nje.

Mesazhi me interesant qe ke marre?

Ooooo jane shume. Ka lloj-lloj perceptimesh per punen qe bej. Ka mesazhe qe nuk gjej dot fjalet per t’u kthyer pergjigje, aq bukur mund ta kene shkruar komplimentin. Nje mesazh qe mund ta permend ketu eshte ai qe me ka ardhe nga nje shqiptar qe jeton ne Brazil dhe me shkruante: "Pershendetje Julian. Komplimente per punen tuaj te shkelqyer. Une rri prejshume vitesh ne Brazil. Desha te te pyes, kush do t’i fitoje zgjedhjet ne Shqiperi se e shoh shume te tensionuar gjendjen mediatike- politike”? Une ia ktheva. “Mos e vrit mendjen, vazhdo jeten ne Brazil, se hallet tona i kemi te zgjidhura me kohe”! Hahahahaha…

Merr sms ngacmuese nga femrat?

Sigurisht qe marr, por une nuk jam tip qe ngacmohem lehte. Hehehehehe…

Te kane ofenduar ndonjehere dhe si ka qene reagimi yt?

Mesa mbaj mend nuk ka qene ofendim, sesa nje verejtje e rende per dicka te bere ne skene. Me ka ndodhur dy here me Facebook. Ne te dy rastet i ktheva pergjigje, sigurisht pa e ofenduar, por duke e sqaruar me argumenta arsyen pse e kam bere dhe direkt me ka ardhe mesazhi i ndjeses ne te dy rastet.

Publikon shume fotografi?

Po publikoj. Eshte pjese e komunikimit edhe fotoja. Meqe ma kujtove duhet te heq disa, sepse jane bere shume (qesh)!

Pergjithesisht personale, apo edhe te familjes?

Te familjes dhe te punes qe bej ne televizon dhe ne skene. Nuk kam asnje kompleks, nese dua ta publikoj nje foto, e bej!

Beson ne njohjet, miqesite virtuale?

Mendoj se ndodhin, por gjithsesi kane nevoje per perballje qe te konsolidohen.

Po ne dashurite qe lindin nga Fb?

Une nuk e kam provuar, por me cfare kam degjuar jane shume. Gjithsesi mendoj qe nuk mund te dashurohesh me shkrim. Dashuri me shkrim, pfffff… sesi me duket. Jo dhe aq e ndjere.

Rri online, apo offline me shume?

Chat-i im eshte gjithmone offline. Komunikoj vetem me inbox.

Je aktiv me komente nga profilet e miqve?

Nuk komentoj shume statuset e te tjereve. Me raste.

Dergon, ose ke derguar ndonjehere kerkesa miqesie?

Me dergojne shuuuuume, gati 120 ne dite, por nuk i pranoj dot se nuk na le Zuckerberg-u. Kurse une edhe kam derguar, por pak raste!

Je zene, ose ke debatuar me ndonje mik, apo te panjohur ne FB?

Jo, asnjehere. Zakonisht nese dua te zihem kam deshire ta bej balle per balle.

Avantazhet e ketij rrjeti social?

Eshte rrjeti me i perdorur, me masiv. Ky eshte nje avantazh i madh.

Disavantazhet?

Mund te te beje te varur ndaj tij. Kjo eshte e demshme dhe s’duhet te ndodhe ne asnje menyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›