E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juliana Pasha në versionin veror

Një nga fitimet më të mëdha të Juliana Pashës në dy vitet e fundit është padyshim look-u i saj. Që në momentin që ajo ndryshoi ngjyrën e flokëve dhe nisi të eksploronte me modelet e flokëve, ka pasur një përmirësim të ndjeshëm. Shtoi kësaj edhe veshjet, të cilat aktualisht janë shumë më vajzërore se më parë. Ja dhe në këtë foto, Julianën e shohim me një fustan me rripa dhe me ngjyra verore, pavarësisht se me sytë e ka tepruar disi, përsëri ajo tashmë duket shumë herë më mirë nga daljet e dikurshme televizive. Në këtë foto, ajo ka qenë e pranishme në një aktivitet në Durrës, ku krah saj si gjithmonë është bashkëshorti, Altini!

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›