E Shtunë, 31 Tetor 2026

Orinda në versionin e vogëlushes!

Një veshje si e kësulëkuqjes… edhe pse në fakt përmes përrallave, kësulëkuqja identifikohet si brune. Ndërsa personazhi ynë është bionde me kaçurrela! Orinda Huta vjen së fundmi me këtë imazh prej vogëlusheje, në një set fotografik që ka realizuar për kompaninë, imazh i të cilës është prej disa muajsh. Këngëtarja, e cila së fundmi nuk ka sjellë ndonjë gjë të re për tregun muzikor, duket se i është përkushtuar më shumë televizionit. Prej mbi një viti, ajo realizon një emision në një platform digitale, imazh edhe i së cilës është. Nga ana tjetër, përsa i përket jetës private, ajo po shijon lidhjen tashmë disa vjeçare me një prej anëtareve të grupit “Produkt 28”, Turjan Hysa! Madje, thuhet se çifti edhe ka blerë tashmë një shtëpi të përbashkët në pallatet pranë liqenit… Gjë që e zyrtarizon edhe më tepër marrëdhënien e tyre!

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›