E Diel, 1 Nëntor 2026

Getoari harron Hanën, kapet mat me një zeshkane



Ka preferuar gjithmonë jetën e natës, me apo pa të dashurat ai ka qenë i pranishëm nëpër shumë pube të Prishtinës, atje ku kryesisht zhvillohen ahengje të ndryshme për argëtim. Në shumë raste, shoqërues të Getit kanë qenë edhe këngëtarë të tjerë të estradës. Por, këtërradhë duke ditur që Getoari tashmë është “single”, si duket këtë liri ai po e pëlqen, njëkohësisht shfrytëzon rastin për të harruar dashurinë e vjetër. Sa lehtë e ka përjetuar ndarjen nga Hana Shehu, më mirë pasqyrohet në fotot të cilat i servirim për lexuesit. Në një nga këto mbrëmje që janë organizuar në Prishtinë, Geti është kapur mat në shoqëri të një vajze të panjohur për publikun. Nuk dihet nëse mes tyre ka vetëm “shoqëri” të pastër apo diçka më shumë, por nga ajo që shihet, lirisht mund të thuhet se kjo vajzë tashmë ka zëvendësuar Hanën në krahët e Getit, qoftë ajo edhe për një aventurë të shkurtër! “Panorama plus”, mësoi se zogëza përkrah Getit quhet Blinera Rama. Kjo bukuroshe është nga Prishtina si dhe një femër në të cilën syri mashkullor sheh një fizik shumë seksi. Pritet të shihet në ditët në vazhdim nëse do të ketë diçka më serioze në këtë drejtim, pasi Geti njihet si aventurier dhe momentalisht nuk ka kohë për lidhje serioze për shkak të koncerteve dhe punëve rreth editimit të albumit të ri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›