Jumbo autobusi kinez për mbi 1 200 udhëtarë

Pekin, 5 gusht – Ekspertët kinezë kanë gjetur një mënyrë ekologjike për të kursyer paranë dhe për t’i zvogëluar tollovitë e padurueshme nëpër rrugët e qyteteve të mëdha. Në vend se të shpenzojnë miliarda dollarë për zgjerimin e rrugëve ekzistuese, kinezët kanë vendosur për një autobus gjigant, që do të lëvizë mbi automjetet në rrugë.
Kompania "Shenzen Huashi Parking Equipment" është duke e zhvilluar të ashtuquajturin "3D Express Coach", i njohur si autobus i shpejtë tredimensional, i cili do të qarkullojë në lartësi prej dy metrave mbi automjetet.
Mjeti i ri i trafikut përkujton metronë apo hekurudhën urbane të qyteteve. E tërë lartësia e jumbo autobusit do të jetë 4 – 4.5 metra dhe ai do të ketë dy kate. Në katin e epërm do të vendosen udhëtarët, ndërsa kati i parë do të jetë i zbrazët dhe nëpër të do të lëvizin automjetet tjera të lehta.
Ky autobus është paraparë të lëvizë me ndihmën e energjisë diellore dhe asaj elektrike dhe do të arrinte shpejtësinë 60 kilometra në orë. Me të përnjëherë do të mund të udhëtonin 1 200 deri në 1 400 udhëtarë. çmimi i ndërtimit të automjetit të tillë transportues dhe bazës në gjatësi prej 40 kilometrave, nëpër të cilën ai do të lëvizë kushton rreth 50 milionë euro, gjë që është vetëm 10 për qind e çmimit që do të paguhej për ndërtimin metrosë në këtë gjatësi. Kompania pohon se autobusi do t’i pakësojë tollovitë për 20-30 për qind.
Konstruksioni i bazës për autobus i gjatë 185 kilometra do të fillojë në kuartin Mentougou të Pekinit nga fundi i këtij viti.