E Shtunë, 31 Tetor 2026

Junajtid fillon sezonin e ri kundër ËBA

Është zbuluar orari i takimeve për sezonin 2011/12, që në javën e parë do të shohë kampionin në fuqi, Mançester Junajtid të udhëtojë në fushë të ËBA, dhe nënkampionin Çelsi të udhëtojë te Stoke Siti. Ekipi i Sër Aleks Ferguson në javën e dytë dhe të tretë do të ketë sfida të vështira pasi do të ndeshet me Totenhamin dhe Arsenalin. “Djajtë e Kuq” edhe gjatë muajit tetor kanë disa takime të rëndësishme. Më 15 tetor ata do të kenë përballë rivalin e hidhur Liverpulin; më 22 të këtij muaji do të zhvillohet derbi i Mançesterit, ndërsa më 29 ata udhëtojnë në “Godison Park” të Evertonit. Arsenali në anën tjetër po ashtu do të ketë një fillim të vështirë. “Topçinjtë” do të fillojnë sezonin në udhëtim te Njukastëll, ndërsa më pas do të presin Liverpulin në “Emirates” para se të vizitojë “Old Trafford”. Mançester Siti do të hapë sezonin e ri përballë ekipit të sapongjitur në Premier, Suonsi. Përforcimi i ri i Liverpulit, Xhordan Henderson, do të përballet me ish-klubin e tij në ndeshjen e tij të parë në Premier Ligë me fanellën e kuqe.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›