Ekipit te Vllaznise i mungojne dy lojtare nga me te rendesishmit
Si papritur e pakujtuar, një kleçkë e vjetër vjen sërish e të ngatërrohet nëpër këmbë.
Për Vllazninë e Shkodrës, kjo kleçkë është mungesa e dy lojtarëve nga më të rëndësishmit në ndeshjen e parë të Ligës së Europës, ku ekipi do të jetë pjesëmarrës këtë verë.
Bëhet fjalë për portierin Armir Grima dhe për sulmuesin Vioresin Sinani, që të dy të dënuar pas kartonave të kuq të marrë dy vjet më parë po në këtë kupë.
Grima u dënua pasi goditi një lojtar kundërshtar në fitoren 2-1 në Irlandë ndaj Sligo Roversit, ndërsa Sinani mori karton të verdhë dhe pastaj të kuq në ndeshjen e dytë në Shkodër, ndaj po këtij kundërshtari.
Ndonëse Vllaznia e kaloi atë tur dhe luajti ndaj Rapidit të Vjenës në turin pasardhës, sërish dënimi paska qenë më i gjatë se dy ndeshje dhe klubi shkodran as nuk mori përsipër apelimin në atë kohë.
Ndonëse portier titullar për Vllazninë sezonin e kaluar ka qenë malazezi Vujadinoviç, sërish e ardhmja e tij nuk është e sigurt, ndërsa porta ka nevojë edhe për një gardian të dytë me përvojë për çdo rast.
Ndërkaq, Armando Vajushi është nisur me ekipin kombëtar për në Argjentinë dhe do të kthehet më pas në Nikshiç, për fazë përgatitore bashkë me kuqeblutë e Mirel Josës.
Shpresat për të shkuar tek Hajduku ekzistojnë dhe deri në fund të këtij muaji mund të vijë firma, nga burime pranë lojtarit mësohet se oferta kroate nuk ka qenë aq e lartë sa pritej.